Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Por infermieria ende po merret me problemet fizike të Kyle Walker dhe Kevin De Bruyne, ndërsa Oscar Bobb pësoi një thyerje të këmbës në parasezon dhe është ende jashtë. Edhe Jeremy Doku nuk do të rikthehet deri pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit
ANGLI - Kundër të gjitha gjasave dhe pritjeve, Manchester City u eliminua në raundin e 16-të të Carabao Cup nga Tottenham. Rezultati 2-1 i shënuar dje nga Spurs, me Werner dhe Sarr, u dha atyre çerekfinalen, ndërsa “Qytetarët” mbetën duarbosh.
Ndërkohë, kampionët në fuqi të Anglisë, kanë një numër të madh lojtarësh të dëmtuar, shtuar me Manuel Akanji, pësoi një dëmtim në pulpë, ndërsa Savinho u largua me barelë për shkak të një goditjeje në kyçin e këmbës.
Ndërsa Ruben Dias u zëvendësua në pjesën e parë, edhe pse dukej vetëm një masë paraprake. Kjo situatë alarmante po transmeton ndjesi negative te Pep Guardiola, trajneri i Cityt, i cili në fund të ndeshjes pranoi çështjet kritike të skuadrës në një konferencë për shtyp:
"Kemi 13 lojtarë, jemi në vështirësi të vërtetë. Djemtë që luajnë pothuajse të gjithë përfundojnë me probleme dhe ne do të shohim se si ata do të rikuperohen. Mendoj se ne jemi në vështirësi, sepse në nëntë vjet nuk kemi qenë në një situatë me kaq shumë dëmtime."
Humbja më e rëndë ishte ajo e Rodrit, i cili humbi gjithë sezonin për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit. Por infermieria ende po merret me problemet fizike të Kyle Walker dhe Kevin De Bruyne, ndërsa Oscar Bobb pësoi një thyerje të këmbës në parasezon dhe është ende jashtë.
Megjithatë, edhe Jeremy Doku nuk do të rikthehet në lojë deri pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit. "Nëse këta djem nuk kthehen sa më shpejt, - paralajmëroi Guardiola, - do të luftojmë, sepse nuk mund ta mbajmë sezonin me vetëm 14-15 lojtarë. Ne kemi nevojë që lojtarët të kthehen sa më shpejt",- shtoi ai.
B.T (Dosja.al)
ARGJENTINE - Me kombëtaren ka pasur gjithmonë një lloj mallkimi rreth Leo Messit. Legjenda argjentinase dhe e Barcelonës ka pasur gjith...
BALLSH - Bylisi merr rezultatin e dytë pozitiv në Superiore dhe këtë e bën në ‘kurriz’ të Dinamos. Pas fitores ...
TIRANE - Në datat 2, 4, 5 dhe 10 dhjetor 2024, Federata e Futbollit do të zhvillojë seleksionime me futbollistët e rinj shqiptarë q&eum...
ITALI - Mbrojtësi qendror i Romës, Mats Hummels, kritikoi bojkotin e Topit të Artë nga Reali i Madridit, pasi çmimi i dhënë...
TIRANE - Alban Bushi, trajner i Shqipërisë U-21, ka gjetur forcë për të reaguar pas aksidentit automobilistik në Greqi, ku humb&...
ANGLI - Një lojtar i madh nuk është automatikisht një trajner i madh dhe ky përfundim mund të nxirret nëse sheh karrierë...
ITALI - Nuk do të ketë më një De Rossi te Roma, edhe nëse Juric nuk arrin të kontrollojë situ...
SPANJE - Një nga lojtarët më të kritikuar nga mediat dhe shumica e tifozëve të Real Madridit është padyshim Ferla...
ANGLI - Te Manchester United tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për ardhjen e portugezit Ruben Amorim, si trajner i “Djajve të Kuq&rd...
TURQI - Jose Mourinho ka shkruar historinë e tij në Premier League, pasi ka drejtuar tre klube të ndryshme në...