Ngjarja në Lezhë/ Policia: I plagosur mbeti një 35-vjeçar, në kërkim dy autorët! Si nisi sherri me menaxher...
Sport
Maignan fut Milanin në telashe, Joviç shpëton humbjen në fund! - VIDEO
Gabimi i portierit i hap rrugën rikthimit të skuadrës së Campania-s në avantazh dhe i bëri ata të ëndërrojnë për një fitore. Por kuqezinjtë shpëtojnë në fund për mrekulli.
22 Dhjetor 2023, 21:37Nga DOSJA
ITALI - Mike Maignan bën një gabim potencialisht fatal në rastin e golit të shënuar nga Candreva dhe Milanit ju desh të ndërmorte një rrezik të madh për të shpëtuar nga humbja me Salernitanën vetëm dy minuta nga përfundimi i ndeshjes.
Luka Jovic ishte këtë here heroi i kuqezinjve, në barazimin 2-2 që arritën në këtë javë të Serisë A.
Ishte pikërisht goli i tij në përfundim të ndeshjes që i dha mundësinë skuadrës së Stefano Piolit të evitonte këtë humbje që do t’i kushtonte shumë.
Në këtë formë, mess humë vështirësive Pioli shmang kështu humbjen e bujshme në aspektin e reultatit sportive të kësaj ndeshjeje, por humbet dy lojtarë të tjerë: Kjaer dhe Tomori të dy të zëvendësuar për shkak të dëmtimit në këtë ndeshje. Ndërkohë nga dita e shtunë ai mund të humbasë edhe më tepër terren ndaj rivalëve të tij në garën për titullin kampion si Interi dhe Juventusi.