Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Arsenali dhe City luajnë letra vendimtare për trofeun, Liverpool kërkon mrekullinë

ANGLI - Lufta për titullin anglez vazhdon e nxehtë, me tre kandidatë të ndarë me pesë pike, që shkojnë në raundin e tretë drejt fundit.
Liderët e Arsenalit do të jenë të parët që do të dalin sot në fushë, duke e ditur se nuk ka asnjë tolerancë për gabime, duke pasur parasysh avantazhin e pakët prej një pike ndaj Man.City... që ka ende një ndeshje për të luajtur. Liverpool-it, i cili është lëkundur javët e fundit, i duhet një mrekulli e vogël për të arritur skeptrin dhe nesër ka një provë zjarri ndaj Tottenhamit.
Arsenali luan në orët e para të pasdites (13:30) në shtëpi kundër Bournemouth dhe Mikel Arteta ka hartuar planin. "Misioni është i qartë. Fokusi ynë do të jetë fitorja në këtë ndeshje, ku do të kemi një atmosferë të jashtëzakonshme në shtëpi. Atje do të jetë energjia jonë, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë",- shpjegon ai, duke rrëfyer megjithatë se do ta ndjekë ndeshjen e Cityt, në orën 18:30 në bastionin e Wolves.
Pep Guardiola beson se ‘Qytetarët’ janë të detyruar të fitojnë çdo ndeshje për të fituar titullin. “Ne e dimë se na duhen 12 pikë, sepse Arsenali ka qenë në një nivel të madh dhe mendoj se është e vështirë për ta të humbasin pikë. Kjo varet nga ne”,- tha ai, duke konfirmuar se Rúben Dias është rikuperuar nga lëndimi dhe është i aftë për sot.
Te Liverpool, Jürgen Klopp i dha fund polemikës me Salah, pas debatit në duelin me West Hamin. “Nuk ka fare problem! Ne njihemi prej kaq kohësh dhe e respektojmë njëri-tjetrin”,- garanton gjermani. Diogo Jota nuk ka qenë në stërvitje ditën e djeshme dhe mendohet se duhet të mungojë për pritjen ndaj Tottenhamit.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Curva Sud, baza kryesore e organizimit të tifozëve të Milanit, njoftoi në rrjetet sociale se nuk do ta mbështesë skuadr&...
ANGLI - Shtypi anglez zbuloi këtë të premte se shumë punonjës të Manchester United janë të zemëruar me faktin, se...
GJERMANI - Vijon lista e trajnerëve që së fundmi kanë parë emrin e tyre të lidhur me drejtuesit teknik të Bayern Munichut. ...
ARABIA SAUDITE - Mitrovic ishte në qendër të vëmendjes me një gol dhe assist te Al Hilal, i cili mundi pastër 3-0 Al Taawon k&eu...
SPANJE - ‘Hat-trick’-u i Robert Lewandowski zgjidhi ndeshjen e Montjuïc kundër Valencias dhe, në proces, solli ...
ITALI - Në Milano, periudha pas Piolit është një enigmë ende për t'u zgjidhur. Emri i fundit vjen nga Portugalia: ...
GJERMANI - FC Sankt Pauli pati mundësinë për të siguruar ngjitjen në Bundesligë gjatë derbit kundër Hamburgut kët...
SPANJE - Pavarësisht zhgënjimit të eliminimit nga Champions League kundër PSG-së dhe humbjes thuajse të sigurt të...
SPANJE - Getafe nuk ka mundur të përfitojë nga avantazhi numerik në pjesën e dytë, pas përjashtimit të...
SHBA - Në kuadër të Grand Prix të SHBA-së, gara e gjashtë e botërorit të Formula 1, piloti Max Verstappen fitoi &...