23 Shtator 2024, 17:52
Nga DOSJA
ITALI - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në natën e mbrëmshme në Itali, pas ndeshjes që skuadra U23 e Juventusit, kishte në Serinë C në transfertë ndaj Trapanit. Barazimi 1-1 për ekipin e drejtuar nga Paolo Montero nuk ka qenë problemi më i madh i ditës. Ekipi ka shkuar në aeroport ku ka mësuar se udhëtimi do të kishte një vonesë prej një ore. Më pas ato orë janë bërë dy dhe me radhë, duke shtyrë fluturimin e kthimit drejt Torinos.
Kështu, lojtarët e Juve Next Gen, një pjesë e të cilëve kanë qenë rregullisht edhe nën urdhrat e Tiago Motës gjatë kësaj vere dhe javëve të para të sezonit, kanë kaluar gjithë natën në aeroport.
Në pritje të avionit që nuk po nisej, lojtarët e rraskapitur janë shtrirë në tokë dhe kanë fjetur në ambientet e brendshme të aeroportit, të mbështetur mbi çantat e tyre të shpinës.
Një skenë e pabesueshme duke llogaritur se pjesë e cilit klub janë dhe se ekipi U23 i Juventusit cilësohet pjesë e futbollit profesionist. Kalvari i vuajtjeve të tyre ka marrë fund vetëm në mëngjesin e sotëm, kur në orën 9 më në fund u nis edhe avioni që i ktheu në Torino.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Shtator 2024, 17:48
GJERMANI - Në Gjermani festohet Oktoberfest 2024 (festa e zakonshme në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit) dhe lojtarët e skuadr&e...
Sport
23 Shtator 2024, 17:45
ZVICER - Komiteti i Arbitrave pranë UEFA-s ka pranuar se dora e Mark Kukurejës në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Spanjës duhej të ish...
Sport
23 Shtator 2024, 17:09
SPANJE - Gara për kampionatin është më shumë se kurrë në La Liga, por ndërkohë ka nisur edhe gara për titull...
Sport
23 Shtator 2024, 16:51
SPANJE - Fillimisht i lidhur me Real Madridin deri në fund të këtij sezoni 2024-2025, Ferland Mendy zgjati kontratën me Shtëpinë...
Sport
23 Shtator 2024, 16:31
ANGLI - Miliarderi amerikan Dan Friedkin po ndërton galaktikën e tij të klubeve të futbollit. Producenti i filmave të suksesshëm...
Sport
23 Shtator 2024, 16:12
ARABIA SAUDITE - Trajneri italian Stefano Pioli u largua nga Milani në fund të sezonit të kaluar, ndërsa tashmë do të vijojë...
Sport
23 Shtator 2024, 16:02
SHKODER - Tani është zyrtare: Rejan Alivoda largohet nga Vllaznia për të vazhduar karrierën e tij te Itihad Kalba në Emiratet e ...
Sport
23 Shtator 2024, 15:48
SPANJE - Carlo Ancelotti ka publikuar skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e nesërme, të martën, kundër Alavés n&eu...
Sport
23 Shtator 2024, 15:36
SPANJE - Për të dytin vit radhazi, FASFE (Aksionerët dhe Partnerët e Futbollit Spanjol) ka monitoruar çmimin e biletave pë...
Sport
23 Shtator 2024, 15:09
ANGLI - Dje Manchester City dhe Arsenali u përballën me njëri-tjetrin në një duel të tensionit të lartë në Etihad...