LIVE UPDATES
Sport

Lista e Kombëtares, Sylvinho - për zgjedhjet: “Nuk mund të eksperimentojmë. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Letonisë”

Trajneri i Kombëtares, baraziliani Sylvinho, ka dalë në konferencë për shtyp, pas shpalljes së listës për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese ndaj Letonisë.

29 Gusht 2025, 12:08 Nga DOSJA
Lista e Kombëtares, Sylvinho - për zgjedhjet: “Nuk mund të

TIRANE - Trajneri i Kombëtares kuqezi ka analizuar zgjedhjet e bëra, ndërsa i ka dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në sallë.

Sylvinho e cilësoi si shumë të rëndësishme ndeshjen ndaj Letonisë dhe për këtë arsye deklaroi se nuk është momenti për lojtarë të rinj në Kombëtare. Ai gjithashtu zbuloi se po ndiqen disa lojtarë nga Kombëtarja U-21, ndërsa shtoi se ka folur edhe me Nedim Bajramin e Ernest Muçin, të cilët nuk po kalojnë një moment të mirë.

Trajneri brazilian konfirmoi se mesfushori i Dinamos, Klevi Qefalija ishte në listën e pritjes, por nuk u ftua për shkak të një dëmtimi që ka kaluar.

“Ne kemi bërë 50% të rrugëtimit, duke qenë se kemi luajtur katër ndeshje. Po luftojmë kundër kohës. Është një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj Letonisë. Do përgatitemi mirë. Kam folur me Ismajlin, ka pasur dëmtim të lehtë dhe fola. I thashë që të jetë i qetë, për t’u përshtatur me ambientin e ri.

Një grup nuk ndryshon, nëse diçka nuk shkon. Duhet të ndryshohet nëse një lojtar nuk ka çfarë jep për Kombëtaren. Kam besim tek të gjithë lojtarët. Nëse një lojtar jep shenja që nuk dëshiron të jetë në Kombëtare, do të mbetet jashtë. Unë shoh dëshirë te lojtarët për të qenë në kombëtare.

Do ketë ndryshime për ndeshjen me Letoninë, duke qenë se kemi ndeshje miqësore para ndeshjes. Kemi lojtarë që kanë luajtur te U-21, por ende nuk kanë luajtur me ekipin A. Kemi 20 lojtarë që ndjekin, 4-5 janë lojtarë të fortë dhe të mirë. Në kohën e duhur do të vijë momenti i tyre.

Letoninë e kemi parë dhe mund të ketë ndryshime. Bajrami dhe Muçi kanë bërë një rrugëtim në Kombëtare. Vijnë me kënaqësi këtu. Bajrami kishte rrugëtim fantastik në kualifikueset e Europianit. Ndoshta nuk është në formën më të mirë, Muçi ka pësuar një dëmtim të vogël, por luajti 45 minuta dje. Kemi shumë besim te dy lojtarë.

Kam pasur shumë dilema. Puna për listën nis shumë përpara. Që në fillim të gushtit kam filluar të mendoj për listën. Ndeshje si kjo është shumë e rëndësishme. Të sjellësh lojtarë të rinj, ndoshta nuk është momenti. Duhen lojtarë që janë mësuar me skemat tona dhe përgjegjësitë që duhet të marrin. Kam folur shumë me veten, stafin dhe kemi besim se lojtarët do na përgjigjen në fushë.

Kur duhet të zhvillojmë një ndeshje miqësore para asaj zyrtare, është më pak e vështirë, për aspektin e menaxhimit. FSHF ka punuar shumë për të zhvilluar grumbullimin dhe miqësoren.

Miqësoret të japin mundësi të shikosh lojtarët që nuk kanë pasur mundësi në Kombëtare. Jam i bindur që do jetë ndeshje e mirë për t'u testuar. Është momenti jo më i mirë për lojtarët. Shumica e lojtarëve janë të mësuar. Nuk jam i shqetësuar. Është çështje minutazhi.

Qefalija është një lojtar që ka bërë ndeshje të mira me Dinamon. Është një lojtar teknik, luan me këmbën e majtë. Ka një dalje të bukur me topin. Nuk është lojtar fizik. Ishte në listën e pritjes. Për shkak të dëmtimit dhe diskutimit me klubin, nuk u grumbullua. Dajsinani është një portier shumë i shpejtë me këmbë. Më ka surprizuar dhe pëlqyer shumë”, tha Silvinjo.

Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.

Më pas, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare