Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Lidhja e ngushtë me zyrtarin e Tiranës, zbulohet identiteti i vogëlushit që bëri me duar shqiponjën para ndeshjes Inter-Bayern (video)
Interi i Simone Inzaghit nuk arriti të kalojë provën e përplasjes europiane kundër Bayern Munich. Në ‘San Siro’, gjermanët fituan 2-0, duke u konfirmuar si një nga skuadrat më të pajisura për të aspiruar trofeun më të lakmuar për klube.
8 Shtator 2022, 20:25Nga DOSJA
ITALI- Interi i Simone Inzaghit nuk arriti të kalojë provën e përplasjes europiane kundër Bayern Munich. Në ‘San Siro’, gjermanët fituan 2-0, duke u konfirmuar si një nga skuadrat më të pajisura për të aspiruar trofeun më të lakmuar për klube. Por një episod teksa jepej himni i Champions League ka marrë vëmendjen.
Një vogëlush po qëndronte para D’Ambrosios ku bënte me duar dhe shqiponjën dykrenare. Tifozi i vogël është nga Dibra dhe quhet Amar Doda. Është vetëm 4-vjeç, por siç duket dashurinë për futbollin e ka në gjak.
Por, për t’ia shtuar më shumë bukurinë fakt mbresëlënës është lidhja që ka vogëlushi me një nga njerëzit që i shërben çdo ditë pa pushim futbollit shqiptar, veçanërisht klubit të Tiranës. Ai është nipi i fotografit të njohur, Izmir Dodës.