30 Janar 2025, 00:30
Nga DOSJA
SPANJE - Në ditën e tretë të testimeve me Ferrarin, Lewis Hamilton pësoi aksidentin e tij të parë. Gjatë turit të tij në ditën e dytë të testeve në Barcelonë, shtatë herë kampioni i botës humbi kontrollin e SF-23 në sektorin kyç të Montmelò: kompleks i kthesave të njëpasnjëshme që çon në drejtimin e drejtë të bokseve. Fatmirësisht, nuk pati pasoja fizike për Sir Lewis, por makina pësoi dëme jo të vogla.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, por dyshohet për një gabim gjatë frenimit. Kujtojmë se pas debutimit të tij spektakolar një javë më parë, në Fiorano, Hamilton po zhvillon në Barcelonë një test më të thelluar, i cili përfshin edhe kërkimin e performancës maksimale.
Ndikimi në programin e testimeve
Ky incident i paparashikuar ka komprometuar dhe në fakt ka anuluar tërësisht planin e punës për sesionin e pasdites, i cili ishte rezervuar fillimisht për Charles Leclerc. Programi i tij ishte ndërtuar ndryshe nga dita e parë e testimeve të Ferrarit, ku në qendër të vendimeve ndodhen ish-piloti belg, Jérôme d'Ambrosio (zëvendësi i Frederic Vasseur), dhe drejtori i ri teknik i departamentit të shasisë, Loïc Serra. Të dy u rekrutuan në maj dhe nisën punën në Maranello në fillim të tetorit 2024.
Riparimet e papritura shtynë edhe më tej kohën e nevojshme për përshtatjen e së vetmes makinë SF-23 në dispozicion sipas nevojave të Leclerc, përfshirë rregullimet e timonit, sediljes dhe pozicionit të drejtimit.
Kjo situatë mund të sjellë ndryshime edhe në programin e ditës së tretë dhe të fundit të testeve, duke detyruar një ose të dy pilotët kryesorë të punojnë më shumë të enjten, më 30 janar. Ky ndryshim mund të zvogëlojë kohën në pistë të parashikuar për testuesit e Ferrarit, me Antonio Giovinazzi-n në krye të listës.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Janar 2025, 23:08
ZAGREB - Zhëgnjimi i madh i raundit të tetë dhe të fundit të fazës së kampionatit të Champions League është ...
Sport
29 Janar 2025, 23:04
ITALI - Juventusi u mund 0-2 në shtëpi kundër Benfica-s në ditën e fundit të fazës së kamp...
Sport
29 Janar 2025, 22:58
ITALI -Interi fiton lehtësisht përballë Monacos me shifrat 3-0 në ndeshjjet e fundit të fazes së grupit të Champions League. ...
Sport
29 Janar 2025, 17:08
SPANJE - Vinícius Júnior është një nga figurat kryesore të Real Madridit, ka edhe dy vite të tjera në kontratën...
Sport
29 Janar 2025, 16:51
BRAZIL - Pjesa më e vështirë tashmë është bërë. Neymar po rikthehet te Santos, për kënaqësinë e tifo...
Sport
29 Janar 2025, 16:38
ZVICER - José Mourinho nuk do të jetë në stolin e Fenerbahçes në duelin e kësaj të enjte kundër Midtjylland. Si...
Sport
29 Janar 2025, 16:27
GJERMANI - Për Bayernin ka ende një dritare të hapur me synimin për t'u kualifikuar direkt në 'rrethin e 16'. Skenari i favorshëm ...
Sport
29 Janar 2025, 16:18
TURQI - Rashford është 'tema' e kësaj dritareje të tregut. Fenerbahçe dukej se ishte ndër skuadrat e interesuara, por klubi turk...
Sport
29 Janar 2025, 16:05
TIRANE - Tashmë është zyrtare: Jordi Jaku largohet nga Tirana për të nisur një aventurë të re në kampionatin ital...
Sport
29 Janar 2025, 15:50
SPANJE - Luis Milla, ish-lojtar i Real Madridit, deklaroi se Vinicius është një lojtar i ri (24 vjeç) dhe se do ta kës...