LIVE UPDATES
Sport

Lektori i njohur i Koverçanos De Feis, në kursin e skautistëve tregon ‘sekretet’ dhe rëndësinë e komunikimit në futboll… (video)

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar për herë të parë kursin për skautët e futbollit, që udhëhiqet nga Sektori i Edukimit në FSHF, të cliët në përfundim do të pajisen edhe me një licencë përkatëse.

18 Maj 2023, 15:34 Nga DOSJA

Lektori i njohur i Koverçanos De Feis, në kursin e skautistëve

TIRANE - Kursi është i ndarë në tre periudha për t’u përmbyllur më 1 qershor dhe synimi është që t’u ofrojë pjesëmarrësve mbështetjen dhe njohuritë e nevojshme stërvitore e përgatitore për të zhvilluar aktivitete në lidhje me vëzhgimin, analizën, vlerësimin dhe skautimin e lojtarëve dhe ekipeve.

Në seancën e radhës i ftuar ka qenë Guglielmo De Feis, një lektor i njohur i shkollës italiane të Koverçanos në Itali, i cili ka folur për rolin që ka inteligjenca kulturore në futboll. Në një prononcim dhënë për Fshf.org, lektori i njohur italian ka shpjeguar se në kohët e sotme komunikimi është thelbësor, por është shumë e rëndësishme të njohësh disa rregulla dhe kode kulturore.

“Jam mësues i Inteligjencës Kulturore në Futboll në Koverçano prej 7 vitesh, është një lëndë e re që Federata Italiane e ka përfshirë e para në program. Jam njohur me përfaqësues të FSHF-së, të cilët na vizituan gjatë muajit janar në Koverçano dhe atyre iu duk interesant ky leksion. Që aty nisi ky bashkëpunim me FSHF-në dhe më pëlqen ideja që edhe Federata Shqiptare do të trajtojë këtë lëndë, që unë e vlerësoj si shumë të rëndësishme.

Të përshkruash në pak fjalë inteligjencën kulturore nuk është e lehtë, por mund ta shpjegoj kështu: komunikimi në ditët e sotme është shumë i rëndësishëm, është e qartë që për të komunikuar në mënyrën e duhur është thelbësore të njohësh disa rregulla. Nuk mjafton të njohësh vetëm gjuhën, por edhe të njohësh kodet kulturore të caktuara.

Ju jap një shembull, edhe nëse duam të flasim me një model gjuhe, siç është ChatGPT duhet ta bëjmë në mënyrën e duhur, sepse vetëm me gjuhën e duhur është e mundur të kesh një përgjigje të përshtatshme. Nëse duam të përdorim inteligjencën artificiale duhet të njohim gjuhën e programacionit dhe kodet e algoritmit, sepse vetëm me të dhënat e duhura mund të kemi një përfundim korrekt”,- thotë De Feis, duke prekur më tej edhe rolin që do të ketë inteligjenca artificiale në përpunimin e të dhënave dhe sa e rëndësishme është inteligjenca njerëzore për të bërë diferencën e për të pasur rezultate sa më produktive.

“Figura e skautit, e vëzhguesit apo e analistit të ndeshjes janë figura moderne që janë përfshirë në futboll. Përpjekjet janë për të përmirësuar profesionalizmin dhe në këtë moment ekziston rreziku që këto profesione në një farë mënyre mund të asgjëson nga inteligjenca artificiale, sepse në epokën e sotme një kompjuter do të mund të analizojë dhe nxjerrë informacionin e duhur nga të dhënat e shumta më shpejt se një vëzhgues.

Ja përse vëzhguesi me inteligjencën njerëzore duhet të punojë jo më me statistikat dhe probabilitetet, por duhet të jetë në gjendje të punojë me ato veçori, që vetëm kompetenca dhe eksperienca e tij personale mund ta bëjnë një njeri të konkurrojë me një kompjuter”,- theksoi ndër të tjera lektori i Koverçanos, i cili ka edhe një karrierë si futbollist, ndërsa aktualisht është një nga profesorët më të mirë të Sektorit Teknik të Federatës Italiane të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s