Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës 7 Qershor, 19:33...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës 7 Qershor, 19:33...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Rey Manaj, Nazmi Gripshi dhe Jasir Asani, ishin autorë golash në fundjavën që lamë pas.

TIRANE - Pas rikthimit në ekipet e tyre, legjionarët kuqezi kanë vazhduar me paraqitje të shkëlqyera, duke qenë protagonistë me gola dhe asiste gjatë fundjavës.
Mesfushori kuqezi shkëlqeu me një performancë shumë të mirë dhe ndikim të madh në mesfushë. Moment i veçantë ishte për Arbër Hoxhën, i cili e nisi si titullar ndeshjen Dinamo Zagreb-Osijek, ndërsa para takimit mori çmimin si “Lojtari i Muajit” në kampionatin kroat, në vlerësim të paraqitjeve të tij të shkëlqyera dhe kontributit të madh për skuadrën e tij.
Ndërkohë, sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, gjeti sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Al Sharjah, duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra. Ky ishte goli i tij i dytë për këtë sezon me fanelën e klubit arab.

Nazmi Gripshi po kalon një formë të jashtëzakonshme me FC Astana. Në fitoren 5-3 ndaj Aktobe, ai realizoi nga pika e bardhë, duke e çuar në 16 numrin e golave sezonalë në kampionatin kazak dhe duke kryesuar renditjen e golashënuesve.

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Jasir Asani, i cili i dha fitoren skuadrës së Esteghlal FC ndaj Mes Rafsanjan me një gol vendimtar në minutën e 11-të të takimit.
Në Turqi, Arlind Ajeti ishte protagonist me një asist në barazimin 1-1 të Bodrumspor në transfertë ndaj Erokspor. Qendërmbrojtësi kuqezi shërbeu saktë për Fredy në minutën e 29-të, duke zhbllokuar rezultatin.
Në Itali, Ylber Ramadani u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në takimin mes Lecce dhe Sassuolo, të mbyllur në barazim 0-0. Mesfushori kuqezi shkëlqeu me një performancë shumë të mirë dhe ndikim të madh në mesfushë.
Një tjetër lajm pozitiv ishte rikthimi në fushë i Ardian Ismajlit, që ka lënë pas dëmtimin dhe mori disa minuta në fitoren e Torinos ndaj Napolit.
Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Medon Berisha, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi, të cilët bënë mire në skuadrat e tyre.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Ikona argjentinase shënoi një tregolësh në fitoren 5-2 ndaj Nashville të shtunën në mbrëmje, duke fit...
ITALI - Tragjedi në botën e basketbollit. Një autobus që transportonte tifozë të Pistoias u godit me gurë, nd&eum...
HOLANDE - Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Feyenoordit, Royston Drenthe, është shtruar në spital pas një goditjeje në tru, tha të...
SPANJE - Edhe një herë, Kylian Mbappé kontribuoi shumë në fitoren e Real Madridit kundër Getafes jashtë fushe. I pë...
FRANCE - Mason Greenwood shënoi katër gola teksa Marseja mundi Le Havre me 10 lojtarë me rezultatin 6-2 dhe kaloi rivalin e betuar Paris Saint-...
ITALI - Humbja në San Siro i dhemb Fiorentinës, dhe jo vetëm sepse ata erdhën nga disavantazhi. Sipas Violas, disa incidente ndryshua...
SKOCI - Ndeshja e Celtic në Dundee të dielën u ndërpre shpejt kur tifozët mysafirë hodhën topa tenisi dhe portokalle në...
SHBA - Max Verstappen mori fitoren e tij të tretë në katër Grand Prix-et e fundit, pas Monzas dhe Bakus (dhe vendit të dyt&...
SPANJE - Real Madrid është rikthyer te fitorja në kampionat pas pauzës së kombëtareve, ku protagonist ishte sërish Kylian M...
ITALI - Sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi, po kalon një moment të mirë te skuadra e Empolit në Serinë B. Talenti 22-vjeçar, gjet...