Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
Skiatorja me origjinë italiane po bëhet gati për të debutuar në këtë fundjavë në Kupën e Botës, që starton më 25 tetor në Solden të Austrisë.

TIRANE - Ndryshimi i stinëve, nga vera, menjëherë në të ftohtin e dimrit, të kujton se Shqipëria ka edhe në këtë sezon një sportiste, tek e cila mund të mbajë sytë e fokusuar për të parë se ashtu si një vit më parë, të ngrejë sa më lartë emrin e Shqipërisë dhe flamurin tonë në pistat elitare të skive botërore.
Ky është një vit edhe më i rëndësishëm se të tjerët, pasi në përmbyllje të tij, dhe në fillimin e vitit 2026-të, zhvillohen Lojrat Olimpike Dimërore ku këtë herë, kemi edhe shansin për të shpresuar dhe besuar tek një medalje, falë nivelit dhe paraqitjeve të Colturit.
Skiatorja me origjinë italiane po bëhet gati për të debutuar në këtë fundjavë në Kupën e Botës që starton më 25 tetor në Solden të Austrisë. Periudha e verës për të ka qenë e ngjeshur me shumë ndodhi, duke filluar nga beteja e Federatës Shqiptare të Skive bashkë me atë italianen për ta mbajtur apo jo, një prej talenteve më të mëdha në Europë të skive alpine për femra, siç cilësohet nga specialistët ndërkombëtarë të këtij sporti.
Më pas erdhi rinovimi për flamurin kuqezi, patenta shqiptare rreth një muaj më parë, ndërkohë që me mbushjen e moshën së rritur, është zbuluar për herë të parë edhe i dashuri i saj. Deri dje një fëmijë i talentuar, sot një sportiste e nivelit të lartë Botërore, Lara Colturi prej më shumë se një viti duket se është e lidhur me një pilot garash me motorë, të kategorisë Superbike. Bëhet fjalë për francezin Mathias Michaud.
Me të ajo u njoh gjatë periudhës së dëmtimit të gjatë që pësoi më tepër se një vit më parë dhe iu desh të qëndrojë gjatë në një klinikë franceze për rikuperim. Lara ka publikuar gjatë verës edhe një foto me të, ku i mban çadrën e diellit përpara startit të një gare motoçiklizmi.
Gjithsesi, nga kjo fundjavë fokusi i saj do të jetë te Kupa e Botës, vitin e shkuar arriti të ngjitet në 3 podiume dhe brenda “Top 10”-shes më të mirë të Botës. Të gjithë sytë tashmë janë te Lara Colturi, e cila vitin e shkuar arriti të mund edhe bashkëmoshataren e sajë dhe një tjetër talent botëror si Zrinka Ljutic për titullin e skiatores më të re që shfaqet në një podium të Kupës së Botës në Sllallomin Gjigand të sezonit të kaluar.
Dhe të dyja do të kërkojnë të marrin një fitore të parë këtë, herë duke filluar nga kjo fundjavë në Solden. Gara e parë të shtunën në orën 10:00 lëshimi fillestarë dhe në orën 13:00 lëshimi i dytë, gjithmonë për kategorinë e Sllallomit Gjingand.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Prokuroria e Udines ka vendosur të mos e mbyllë çështjen e basteve që përfshin portierin e Udinese...
ZVICER - Një surprizë e vogël nga UEFA, këtë të enjte, me katër futbollistët e nominuar për zgjedhjen e "Lojtarit...
ITALI - Luka Modriç u prezantua me shokët e tij të rinj të ekipit të Milanit me një gjest padyshim të pazakontë...
HOLANDE - Ndeshja në shtëpi e klubit holandez Feyenoord në Europa League kundër ekipit grek Panathinaikos të enjten do të luhet ...
ANGLI - Tifozët e Liverpoolit e kanë kritikuar ashpër Mohamed Salah, i cili u tregua “egoist”, pasi ai zgjodhi t&eum...
HOLANDE - Edhe pse Ajaksi filloi të luante në një fushë në pjesën lindore të qytetit, lagjen hebraike të Amsterdamit -...
ÇEKI - Federata Çeke e Futbollit njoftoi se Jaroslav Kęstl është emëruar trajner i përkohshëm i Republikës Ç...
MAROK - Hakim Ziyech po largohet nga Katari. Mesfushori sulmues i lindur në vitin 1993, i cili kaloi gjashtë muaj te Al-Duhail, aktualisht ësht...
IRAN - Kavajasi Regi Lushkja, i cili u largua së fundmi nga Egnatia, është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij i ri Trakto...
GUINE - Trajneri i Guinesë Ekuatoriale, Juan Micha Obiang, i cili u pezullua në fillim të tetorit pas anulimit të një ndesh...