Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi, ushton turma: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
La Liga sapo ka njoftuar një masë të fortë të marrë për përdorimin e VAR, e cila do të zbatohet nga fillimi i vitit të ardhshëm.

SPANJE - Që nga fillimi i sezonit, disa ndeshje të La Ligës kanë qenë objekt diskutimesh mbi përdorimin e VAR-it dhe mënyrën në të cilën përdoret nga organi i arbitrazhit. Pra, autoritetet kanë vendosur, pa dyshim të zgjedhin një praktikë për më shumë transparencë.
Këtë të martë, Federata Spanjolle dhe La Liga ranë dakord, që bisedat mes arbitrit në terren dhe autobusit të VAR-it të bëhen publike, si në audio ashtu edhe në imazh. Një masë e cila do të zbatohet nga 10 janari, në kuadër të Superkupës së Spanjës që do të nisë me përballjen Real Madrid - Atlético Madrid.
“RFEF (Real Federación Española de Fútbol) dhe La Liga kanë rënë dakord të publikojnë bisedat midis gjyqtarëve dhe VAR-it kur shqyrtohen veprimet.
Projekti do të nisë nga 10 janari 2024, si gjatë Superkupës së Spanjës, ashtu edhe në transmetimin televiziv të La Liga.
RFEF dhe La Liga kanë rënë dakord të fillojnë të publikojnë imazhe dhe audio të bisedave midis arbitrit në fushë dhe gjyqtarit të VAR-it, kur një veprim rishikohet në monitorin e fushës, nëpërmjet operatorëve zyrtarë të garave dhe një herë që çdo ditë e garës të ketë përfunduar.
Ky projekt do të fillojë nga dita e 20-të e ndeshjeve të LaLiga EA SPORTS dhe dita e 22-të e LaLiga HYPERMOTION, të cilat zhvillohen midis 12 dhe 15 janarit. Ai do të jetë inauguruar më parë gjatë Superkupës së Spanjës të organizuar nga RFEF, si gjatë gjysmëfinaleve të 10 dhe 11 janarit, ashtu edhe gjatë finales së të dielës më 14 janarit.
Kjo nismë shënon një skenar të ri bashkëpunimi dhe pune të përbashkët midis RFEF dhe CTA (Komiteti Teknik i Arbitrazhit) me La Liga, me synimin për t'i ofruar transparencë më të madhe arbitrimit në futbollin profesionist dhe vetë garës.
Duke pasur parasysh këtë, me transmetimin e imazheve dhe audiove një herë në fund të çdo dite të garës (e shtunë, e diel dhe e hënë), përvoja e tifozëve do të përmirësohet dhe një kuptim më i mirë i vendimeve të arbitrimit do të promovohet tek shikuesit, duke përmirësuar kështu të gjitha garat.
Në ditët në vijim, RFEF dhe La Liga do të publikojnë më shumë informacione dhe materiale edukative në rrjetet e tyre sociale, në mënyrë që fansat dhe mediat të kuptojnë se si do të funksionojë kjo dinamikë e re,”- thuhet në njoftimin për shtyp të RFEF.
???? ???????????????????????????? | La RFEF y LaLiga acuerdan publicar las conversaciones entre los árbitros y el VAR en la revisión de las jugadas.
— RFEF (@rfef) December 19, 2023
???? El proyecto se estrenará a partir del 10 de enero de 2024, tanto en la #Supercopa de España como en la @LaLiga.
ℹ️ https://t.co/37u4vkd1o7 pic.twitter.com/iBLYNm6hlX
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Sergio Ramos dhe martesa e tij me Pilar Rubio kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së fundmi. Mediat spanj...
GJERMANI - Pavarësisht se sa e vështirë, Jean Todt përpiqet të na përcjellë mesazhe optimiste për gjendjen e...
SPANJE - Pavarësisht se është zhvilluar të dielën, ndeshja mes Real Madridit dhe Villarrealit (4-1) vazhdon të pë...
FRANCE - Gjatë natës nga e hëna në të martë, Alexandre Letellier dhe familja e tij ishin viktima të një grabitjeje, si...
ZVICER - Më shumë se 30 milionë njerëz të shpërndarë në 206 vende të botës bënë kërkesa p&eum...
ARABIA SAUDITE - Skuadra e Pep Guardiolës debuton në Kupën e Botës për Klube në gjysmëfinale, pasi ka fituar Champions Leag...
BRAZIL - Tashmë është shfaqur Marcelinho Carioca. Ish-ndërmbëtari brazilian ishte zhdukur që nga e diela, pasi ndoqi një sh...
SPANJE - Raphinha mund të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit. Është “Sport” q&...
ANGLI - Naby Keita, i cili u transferua, si lojtar i lirë te Werder Bremen, pas pesë sezonesh në Liverpool, ka luajtur vetëm tre...
SHBA - Inter Miami konfirmoi këtë të hënë se do të zhvillojë një lojë miqësore me Newell's Old Boys, klubin ...