Vrasja e policit në Lozhan/ Çobani çoi policinë te autori, nëna: Policia qëlloi e para, nuk thanë as dorëzohu
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Sot zgjedhjet parlamentare n&eum...
Kapiteni i skuadrës franceze Kylian Mbappé deklaroi këtë të dielë, se Lojërat Olimpike 2024 në Paris nuk ishin “lajmi i tij”.

FRANCE - “Pozicioni im nuk ka ndryshuar. Por e vërteta, gjithashtu, është se ky nuk është lajmi im. Lajmi im është Paris-Saint-Germain. Ndërsa po ju flas për Olimpiadën, nuk mendoj shumë për këtë, por qëndrimi im zyrtar në lidhje me Olimpiadën nuk ka ndryshuar”,- deklaroi Kylian Mbappe para disa mediave, përfshirë AFP-në, në hapësirat e një aktiviteti të shoqatës së tij “Inspired By KM” me 2000 fëmijë në Champs-Élysées në Paris.
Kujtojmë se kapiteni i Bluve ka bërë të ditur tashmë në disa raste dëshirën e tij për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit (26 korrik-11 gusht), por turneu olimpik nuk figuron në datat e FIFA-s. Prandaj, klubet nuk kanë asnjë detyrim të lirojnë lojtarët e tyre.
Real Madrid, klubi të cilit Mbappé mund t'i bashkohet sezonin e ardhshëm, informoi disa federata në mars, duke përfshirë edhe Federatën Franceze të Futbollit (FFF), se nuk do t'i lironte lojtarët e tij për Lojërat Olimpike të Parisit.
Në një intervistë për ‘La Tribune Dimanche’, presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, u shpreh se ai “shpreson vërtet që të gjitha klubet evropiane t'ua lënë këtë liri lojtarëve të tyre. Jam i kënaqur që të gjitha klubet franceze po e bëjnë këtë dhe shpresoj që të tjerat ta ndjekin.”
I pyetur gjithashtu për rolin e tij të ri si kapiten, në kompeticionin e tij të parë të madh, ‘Euro 2024’ (14 qershor deri më 14 korrik në Gjermani), Mbappé u përgjigj: “Nuk do të hedh tej gjithçka që ka ndodhur më parë, më ndihmoi të bëhesha kapiten.
Patjetër që do të jetë një garë e madhe për ne. Na presin me padurim dhe duam shumë të bëjmë diçka të madhe”,- deklaroi kapiteni i bluve, ndërsa skuadra franceze u eliminua në 1/16 kundër Zvicrës (3-3, 4-5 me penallti) gjatë Euros së fundit në 2021.
“Së pari, ne do të duhet të rikuperojmë të gjithë lojtarët tanë, sepse ka ende disa të dëmtuar. Por ne do të kemi kohë të përgatitemi dhe të përpiqemi t’i bëjmë francezët të ëndërrojë, siç u përpoqëm të bënim në garat e fundit”, shtoi ai.
B.T (Dosja.al)
PORTUGALI - Sportingu u kurorëzua matematikisht kampione i Portugalisë mbrëmjen e kësaj të diele, pas humbjes së Benficës n...
SHBA - Për të mposhtur Max Verstappen, gjithmonë keni nevojë për një ndihmë të vogël nga fati. Në Australi, ...
ANGLI - Aston Villa dhe Unai Emery patën një javë të keqe. Të mundur në shtëpi nga Olympiakos të enjten në n...
ITALI - Pasdite e tensionuar në Genova, ku tifozët e ‘rossoblù’ dhe ata të Sampdoria u përplasë...
ITALI - Ardjan Ismajli lë pas dëmtimin që e mbajti larg fushave për rreth dy muaj dhe rikthehet të luajë për 90 minuta t&eu...
ITALI - Roma dhe Juventusi ndanë pikët në takimin e luajtur në “Olimpico” në kuadër të javës së 35-t&...
ARGJENTINE - Bota e futbollit në zi! Çesar Luis Menoti, ish-trajneri kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, është ndarë...
KROACI - Arbër Hoxha gjen golin e parë me Dinamon e Zagrebit në kampionatin elitar kroat. Një gol madje me shumë peshë, sepse e af...
TURQI - Rey Manaj arrin të lërë shenjë edhe kur skuadra e tij, Sivasspor, mposhtet thellë. Në javën e 35-të të Supe...
ANGLI - Liverpooli është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-2 Tottenhamin në kryendeshjen e javës së 36 në Pre...