26 Janar 2024, 12:15
Nga DOSJA

TIRANE - Kombëtarja shqiptare e futbollit është e fundit, sa i përket përzgjedhjes së ndeshjeve miqësore të muajit mars, nga të gjitha skuadrat e kualifikuara për në finalet e “Gjermani 2024”.
Data e fundit për dorëzimin e listës së ndeshjeve miqësore ishte 16 marsi, ndërkohë që drejtuesit e ekipit kuqezi kërkuan edhe 10 ditë kohë shtesë, në përpjekje për të gjetur kundërshtarin e duhur. Që do t’i shërbejë trajnerit dhe ekipit për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e para të finaleve me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.
Pikërisht në ditën e sotme kuqezinjtë kanë zbardhur kundërshtarin e parë që do të zhvillojnë miqësore në muajin mars, një hapësirë datash zyrtare kjo e FIFA-s për ndeshje kontrolli në të gjtihë Botën.
Shqipëria do të udhëtojë drejt Suedisë për këtë ndeshje miqësore atje, më 25 mars, një ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar orari i këtij takimi.

Ndërkohë na mbetet edhe një kundërshtar tjetër, i cili ende nuk është zbardhur nga stafi i Kombëtares, por me gjasë do të jetë një ndeshje që do të luhet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, si një takim i fundit për ekipin kuqezi përpara tifozerisë së tij të zjarrtë, para fillimit të eliminatoreve në qershor.
Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore, që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1, ndërkohë në 4 ndeshjet e tjera zyrtare ka fituar skuadra suedeze.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 Janar 2024, 12:09
ANGLI - Jurgen Klopp nuk do të jetë më trajneri i Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni. Për të bërë publ...
Sport
26 Janar 2024, 12:04
FRANCE - Ish-mesfushori ndërkombëtar dhe kampioni evropian i vitit 1984, Luis Fernandez, i shpallur kalorës në Legjionin e Nderit ...
Sport
26 Janar 2024, 11:41
AUSTRALI - "Dua të përgëzoj Sinner për ndeshjen e tij të shkëlqyer, ai meriton një vend në finale. Ai më dominoi ...
Sport
26 Janar 2024, 11:08
AUSTRALI - Tërmet në Melburn: Novak Djokovic, kampioni absolut me dhjetë titujt e tij në “Australian Open”, u eliminua në...
Sport
26 Janar 2024, 10:30
Cora dhe Ralf Schumacher, në një imazh të dy viteve më parë në profilin e tyre në Instagram
GJERMANI - Cora-Caroline Sch...
Sport
26 Janar 2024, 09:30
SPANJE - “Katalonja Sport” raportoi se si Olympiacos po shqyrton rastin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare Keidi Bare, i cili lu...
Sport
26 Janar 2024, 08:30
ZVICER - I nënshkruar nga Juventusi në vitin 2018, Cristiano Ronaldo shënoi 101 gola për klubin bardhezi gja...
Sport
26 Janar 2024, 07:30
ANGLI - Chelsea ende gati për të bërë diçka të çmendur? Të mësuar të bëjnë gjëra të ...
Sport
26 Janar 2024, 03:30
SPANJE - Super Memphis Depay! Sulmuesi, i cili hyri në lojë në pjesën e dytë, kualifikoi Atlético Madridin në gjysm&...
Sport
25 Janar 2024, 22:01
SPANJE - Cristina Gutierrez Herrero (32), një pilote e famshme nga Spanja, së fundmi fitoi garën më prestigjioze të rally, Dakar. Polot...