Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
Sport
Kupa e Italisë: Milani dhuron spektakël me djemtë e rinj, shënon 4 gola!
Kuqezinjtë u kualifikuan në çerekfinale me dy gola të serbit Joviç dhe dy asistime të shkëlqyera të francezit Hernandez në pjesën e parë. Në pjesën e dytë shënuan edhe Chaka Traorè dhe Leao
2 Janar 2024, 23:36Nga DOSJA
ITALI - Milani e filloi ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Cagliarit me 4 djem të rinj, të kushtëzuar edhe nga dëmtimet e shumta në këtë periudhë. Megjithatë kjo nuk i pengoi aspak kuqezinjtë që të fitonin me shifrat 4-1 në ndeshje përballë Cagliarin.
Pas këtij suksesi kuqezinjtë e Piolit do të përballen me fituesin e çiftit tjetër Atalanta –Sassuolo. Kjo ndeshje është planifikuar që të zhvillohet pasditen e nesërme në orën 18:00.
Kuqezinjtë e hapën serinë e golave në këtë ndeshje minutën e 18-të me Jovic. Eshtë sërish ai që në minutën e 42-të pas aksioni perfekt të startuar nga këmbët e Theo Hernandez përfitoi për të shënuar golin e dytë për Milanin dhe të dytin për të personal në këtë takim. Me këto shifra 2-0 u mbyllën dhe 45 minutat e para të këtij takimi me një Milan që dukej se ishte në ditë të mire.
Me fillimin e pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 50-të Chaka Traorè shënon golin e tretë për skuadrën e Piolit që praktikisht mbyll takimin. Megjithatë nuk u mbyll me kaq. Në fundin e ndeshjes kishte mbetur edhe një gol për Rafel Leaon i cili prej kohës nuk shënonte në “San Siro” dhe e bën këtë në këtë ndeshje kupe duke u përpjekur të zhbllokohet pas një periudhe të vështirë që po kalon.
Azzi për Cagliarin shënon golin e pare dhe të vetëm që nuk vlejti për asgjë por vetëm për statistikë.