Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
KUJDES PAMJE TË RËNDA/ Ekzekutohet me plumb në kokë presidenti i klubit turk! (Video)
Hetimet fillestare sugjerojnë se motivi i vrasjes lidhet me çështje borxhi. Ndërkohë, policia e Stambollit ka nisur një hetim të gjerë dhe po shqyrton pamjet filmike për të identifikuar autorin, i cili ndodhet ende në arrati.
29 Gusht 2025, 13:01Nga DOSJA
TURQI - Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë komunitetin sportiv turk, pasi presidenti i klubit sportiv Alemdağ, Tuncay Meriç, humbi jetën nga një sulm me armë zjarri në lagjen Çekmeköy të Stambollit.
Sipas raportimeve të mediave turke, incidenti ndodhi rreth orës 21:00 në një restorant të rrugës Tolgahan, në lagjen Güngören. Tuncay Meriç, 49 vjeç, po drekonte kur një person ende i paidentifikuar hyri brenda dhe e qëlloi në kokë me armë zjarri.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga mediat lokale, tregojnë momentin e sulmit dhe panikun që shpërtheu mes të pranishmëve, të cilët u larguan me nxitim nga vendngjarja. Meriç u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte.
Hetimet fillestare sugjerojnë se motivi i vrasjes lidhet me çështje borxhi. Ndërkohë, policia e Stambollit ka nisur një hetim të gjerë dhe po shqyrton pamjet filmike për të identifikuar autorin, i cili ndodhet ende në arrati.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka tronditur botën e sportit turk, ku Tuncay Meriç njihej si një figurë e respektuar dhe e përkushtuar ndaj klubit të tij.