LIVE UPDATES
Sport

Kolela: “Jemi me sytë nga Tirana, nuk kemi ne gjë në dorë!”

“Jo, nuk mund të më kënaqë por nëse e meritojmë do të qëndrojmë. Në jetë ka shumë objektiva të cilat shpesh herë nuk arrijmë që të realizohen dhe janë gjëra që ndodhin në jetë.”

24 Maj 2023, 13:16 Nga DOSJA
Kolela: “Jemi me sytë nga Tirana, nuk kemi ne gjë në

TIRANE - Në prag të ndeshjes ndaj Kastriotit, trajneri Xhovani Kolela doli para mediave ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai analizoi ndeshjen e radhës dhe u ndal te Tirana ku shpreson në hap të gabuar. Kolela ka folur edhe për ndeshjet e skuadrave të tjera që shpesh herë shkon dhe i ndjek në stadium

Gjendja e skuadrës? Nuk kemi probleme të veçanta. Nuk kemi asnjë problem.

Rikuperimi i Bilalit? Bilali ka pasur probleme fizike, asgjë serioze.

2 javë kampionat? Nëse jemi atje dhe fitojmë, sigurisht që ne besojmë. Ne do ta bëjmë deri në fund. Presioni është diçka normale në këtë pikë. Kush nuk ka presion, nuk mund të bëjë as detyrën e trajnerit as të lojtarit.

A e ndal Bylisi Tiranën? Pse jo, mund të ndodhë. Unë nuk bëj llogari për të tjerë por për vete. Në futboll gjithçka mund të ndodhë.

Llogaritë? Duke parë që kanë mbetur edhe 2 ndeshje është normale të ketë llogari të tilla. Duke mos e fituar derbin, kemi mundësi të bëjmë llogari për kundërshtarin. Kush është ndjekës bën llogari e kush kryeson jo. Janë 3 skuadra për mbijetesë dhe një përballet me ne e tjetra me Tiranën.

Presioni? Presion nuk kemi vetëm në këtë moment por kemi pasur gjithë kampionatin. Është diçka normale.

Kastrioti i dorëzuar? Nuk e kam dëgjuar Çelën por edhe unë kam thënë më parë nuk jemi në luftë për titull. Mund të ndodhë gjithçka por ne që jemi ndjekës na mbetet vetëm të shpresojmë.

Vendi i dytë? Në kampionat janë 36 ndeshje dhe patjetër që është vend që e meritojmë. Në një kampionat kaq të gjatë, nëse përfundojmë në vendin e parë ose të dytë, bëhen llogari në fund dhe kudo që të renditemi, e kemi merituar për atë që kemi dhënë. Ndoshta ka një specifikë më të veçantë në Kupë dhe jo në kampionat.

A ju kënaq vendi i dytë? Jo, nuk mund të më kënaqë por nëse e meritojmë do të qëndrojmë. Në jetë ka shumë objektiva të cilat shpesh herë nuk arrijmë që të realizohen dhe janë gjëra që ndodhin në jetë. Me vendin e dytë nuk jam aspak i kënaqur. Por sigurisht duhet bërë edhe një analizë e thellë për çfarë kemi dhënë gjatë sezonit.

Kalendar i favorshëm? Kush e thotë këtë? Nuk mendoj se stadiumi bën diferencë dhe kalendari bën diferencë për 2 ndeshje. Kalendari ka 36 ndeshje dhe jo vetëm 2 ndeshje. Kështu bëhet analizimi i kalendarit gjatë gjithë sezonit dhe nëse më pyesni në konferencë se mos e kemi humbur pikën  në dy ndeshjet e fundit, do të thoja në vazhdim të kampionatit. Këtë do ta diskutojmë të hënën pas ndeshjes.

Koha për përgatitje? Është e njëjta kohë, si për ne ashtu edhe për ata. Dy ditë të dy kemi pasur. Është analizë që bëhet gjatë gjithë vitit.

Mba e Da Silva? Mbash shumë vitesh je në gjendje të kuptosh diçka dhe të kuptosh se çfarë bëhet mirë e çfarë jo. Nuk mendoj se ka një fenomen por gjatë merkatos së janarit larguam Skukën dhe morën Selmanin që u dëmtua dhe jemi për të tretën herë që punojmë në sulm. Sipas meje në këtë pikë kemi bërë një punë mjaft të mirë.

Ndjekja e ndeshjeve të tjera? Nuk është se shkoj shpesh por shkoj më shumë për të parë lojtarë. Për ne është normale në punën tonë që të shohim jo vetëm ndeshje por edhe elementë. Në moment kur jam në pauzë, shikoj të shoh kolegët e mi. Është mirë që trajneri të përmirësohet dhe këtë e kam bërë gjithë jetën time. Nuk është qëllimi që të ndjek vetëm kundërshtarët por të ndjek edhe ambientin. Është normale të shohësh ndeshjet e të tjerëve dhe të përmirësohesh. Kam parë edhe ndeshje të moshave.

Keko i Korabit? Mendoj se është shumë i mirë. Jam i kënaqur që kemi bërë një zgjidhje të tillë në janar dhe zgjedhja e Kekos është për vazhdimësi. Partizani duhet të investojë kohë dhe para në lojtarët vendas”, u shpreh Kolela.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec