LIVE UPDATES
Sport

Jeta shqiptare e trajnerit Sylvinhos dhe sfidat e rëndësishme të qershorit ndaj Moldavisë & Ishujve Faroe... (video)

“Kemi takuar shumë lojtarë për të menaxhuar sa më mirë rikthimin e tyre me Kombëtaren dhe për t’u përgatitur sa më mirë për këtë grumbullim, pasi kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme”.

23 Maj 2023, 12:23 Nga DOSJA

Jeta shqiptare e trajnerit Sylvinhos dhe sfidat e rëndësishme të

TIRANE - Aventura e tij me Shqipërinë ka nisur në janar të këtij viti, kur u prezantua si trajneri i ri i kombëtares shqiptare në prag të nisjes së fushatës kualifikuese për Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani. Që prej asaj dite Sylvio Mendes Campos Junior, së bashku me ndihmësit e tij Pablo Zabaleta, Dorival Guidoni Junior dhe stafi teknik nisën nga puna për të përgatitur skuadrën për këtë rrugëtim të ri.

Ish-futbollisti i njohur brazilian, me një eksperiencë të pasur edhe si trajner, vendosi që në fillim të qëndronte në Shqipëri së bashku me stafin, duke punuar çdo ditë në zyrat e FSHF-së për të përgatitur debutimin dhe sfidën e Europianit.

Pas katër muajsh në vendin tonë, Sylvinho jep impresionet e tij për Shqipërinë, por edhe për debutimin ndaj Polonisë dhe vlerëson përkushtimin e treguar nga kuqezinjtë.

“Ndihem shumë mirë në Tiranë, një qytet shumë i bukur, eksperiencë e madhe në jetën time. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit janë gjithashtu shumë të sjellshëm. Sa i përket punës, jemi gjithë ditën në zyrat e FSHF-së, e nisim ditën e punës në ora 9:00 dhe punojmë deri në ora 16:00, apo edhe deri në ora 18:00 të pasdites. Kemi pasur rastin të punojmë me djemtë e Kombëtares në fushë herën e parë për ndeshjen me Poloninë, janë seriozë në punë dhe profesionistë të nivelit të lartë. Jam i kënaqur prej tyre dhe nga e gjithë puna që kemi bërë këtu”,- thotë trajneri i Kombëtares në një intervistë për Fshf.org.

Më tej, tekniku shpjegon edhe punën që po bën aktualisht dhe takimet që ka pasur me lojtarë gjatë kësaj periudhe, gjë që ai e cilëson si shumë të rëndësishme për të krijuar marrëdhënie sa më të mira me grupin.

“Herë pas here shkojmë në Itali, Zvicër, Portugali, Spanjë apo Angli për të takuar dhe folur me lojtarët, për t’i dëgjuar ata. Besoj shumë te kjo punë, që të shkosh te lojtari aty ku është, të flasësh me të sy më sy dhe të dish se si është për të krijuar marrëdhënie të mira me ta. Kjo është ajo që ne po bëjmë.

Kur shkojmë diku dhe flasim me lojtarët, për të folur dhe për t’i dëgjuar se si shkojnë gjërat, herë pas here takojmë edhe lojtarë të cilët janë të dëmtuar. Më vjen shumë keq kur një lojtar nuk mund të zbresë në fushë dhe të stërvitet, por edhe një përqafim dhe një takim për të folur me ta është një moment i rëndësishëm për ne në kuptimin që pas përfundimit të kampionateve duhet menaxhuar rikthimi i lojtarëve të ftuar në grumbullim për ndeshjet e Kombëtares, edhe kjo është shumë e rëndësishme”,- shprehet Sylvinho.

Sakaq, përpara janë dy sfidat e radhës të Evropianit, ato ndaj Moldavisë në shtëpi dhe Ishujve Faroe në transfertë, dy sfida shumë të rëndësishme në këto kualifikuese. Për Sylvinhon duhet menaxhuar mirë rikthimi i lojtarëve pas dëmtimeve, ndërsa është i bindur se me mbështetjen e tifozëve Kombëtarja do të japë maksimumin dhe do të dhuruar një paraqitje shumë të mirë.

“Kemi takuar shumë lojtarë për të menaxhuar sa më mirë rikthimin e tyre me Kombëtaren dhe për t’u përgatitur sa më mirë për këtë grumbullim, pasi kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. Për të menaxhuar rikthimin e lojtarëve me kombëtaren është një moment paksa i vështirë sepse kampionatet përfundojnë në data të ndryshme dhe duhet që lojtarët të kuptojnë rëndësinë.

Ne e dimë që janë dy ndeshje të vështira, nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, ne nisim rrugëtimin tonë dhe duhet të luftojmë fort për objektivin tonë. Në ndeshjen me Moldavinë me shumë mundësi do ta kemi stadiumin plot me tifozët tanë, një stadium i ri e i bukur dhe tifozët do të na mbështesin, të na motivojnë e të ndihmojnë skuadrën, kjo është diçka shumë e rëndësishme.

Ne zbresim në fushë për të dhënë 100%, me shumë dëshirë dhe tifozët presin nga ne që të tregojmë në fushë zemrën dhe shpirtin e duhur, organizim i mirë, ritëm dhe atë që duam ne nga kjo skuadër. Dhe ne i kemi këto elementë, lojtarët janë të bindur për këtë objektiv dhe shkojmë për të bërë një ndeshje të mirë, jam i bindur. Forca Shqipëri!”, - shprehet Silvinho në intervistën e tij për Fshf.org.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës