Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi, ushton turma: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
Presidenti i nderit të Bayern Munich, Uli Hoeness, kritikon ashpër drejtuesit e klubit katalanas, të cilët kanë grumbulluar nje borxh të frikshëm prej 1.3 miliard eurosh.

GJERMANI - Ndërsa presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, shpreh optimizëm për rimëkëmbjen financiare të klubit, Gjermania po kritikon ashpër menaxhimin e katalanasve.
Uli Hoeness, president nderi i Bayern Munich dhe një figurë historike në futbollin evropian, ka sulmuar katalanasit për situatën financiare.
Duke folur në podkastin 'OMR', Hoeness nuk hezitoi ta përshkruante situatën e klubit spanjol si të papranueshme: "Është absurde që ata kanë një borxh prej mbi 1.3 miliardë eurosh.
Është absurde dhe e padurueshme. Në çdo vend, me këtë borxh, ata nuk do të ishin në gjendje të luanin në divizionin e parë. Me siguri absolute... por asgjë nuk po ndodh atje."
Kontrasti me modelin e Bayernit
Hoeness theksoi se modeli i biznesit të Barcelonës është i destinuar të dështojë dhe e krahasoi atë me menaxhimin e fortë të Bayernit: "Barça nuk është modeli i menaxhimit që unë imagjinoj për një ekip.
Është plotësisht në kundërshtim me kontrollin që kemi te Bayern dhe ekonominë tonë të mirë, e cila duhet të jetë një shembull për klubet evropiane."
Sipas ish-drejtuesit gjerman, suksesi duhet të vijë nga "menaxhimi i qëndrueshëm, kriteret e shëndosha financiare dhe cilësia sportive që nuk varet nga manovrat e rrezikshme të kontabilitetit" (duke iu referuar "levave" financiare të përdorura nga Barça).
Hoeness përfundoi duke thënë se në një ligë si ajo gjermane, një klub me një borxh prej 1.3 miliardë eurosh do të përjashtohej menjëherë për shkak të rregulloreve të rrepta të licencimit.
????????️ ????????????: Uli Hoeneß (Bayern Münich's honorary president): "Barcelona are not the model I envision for myself. In any other country, they wouldn't play in the first division for a long time."
— The Touchline | ???? (@TouchlineX) November 25, 2025
"When you have debt worth €1.3b, how is that supposed to succeed?"
"Honestly, it's… pic.twitter.com/8K0HIxOTVD
B.T (Dosja.al)
Totti dhe partnerja e tij Bocchi ITALI - Francesco Totti dhe partnerja e tij po hetohen pas një ankese nga ish-gruaja e legjend&eu...
ZVICER - Cristiano Ronaldo, 40 vjeç, një lojtar ndërkombëtar portugez, është sanksionuar nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s...
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë me Fulvio Collovati, ku foli për finalen...
SPANJE - Një nga lajmet më të mira të këtij sezoni te Barcelona ka një emër dhe ai është Ferran Torres. Sul...
Griezmann duke festuar një gol me Atleticon SPANJE - Pasi shënoi në derbin e Madridit, pas 22 ndeshjesh pa shënuar, Antoin...
ITALI - Stuhia e dëborës që goditi Bodon po bëhet gjithnjë e më shumë një mallkim. Sipas Tuttomercatoweb, aeropor...
TIRANE - Pas një periudhe shumë të vështirë psikologjike për shkak të çështjes së braziliane Nayara Ferrei...
FRANCE - I rikthyer në fushë në Ligue 1, më shumë se dy vjet pas paraqitjes së tij të fundit profesionale, Paul Pogba ...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo, 40 vjeç, me siguri do të bëjë bujë pas rezultateve të një studimi që ai vetë...
FRANCE - Khvitcha Kvaratskhelia bën vrapime më të gjata mbrojtëse sesa jep përgjigje në konferencat për shtyp. Duke folur ...