Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet 27-vjeçari, identifikohet autori! Shkak dyshohet se u bë një lojë minifutbolli (EMRAT)
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Qëlloi ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Qëlloi ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Presidenti i FIFA-s thekson se trashëgimia e Zagallo "nuk mund të përmblidhet në numra"

ZVICER - Këtë të shtunë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e përshkroi Mário Zagallo si "një nga idhujt e vërtetë në historinë e futbollit", duke kujtuar ndikimin "e pashembullt" në Kupën e Botës të ish-lojtarit dhe trajnerit brazilian, i cili vdiq të premten.
"Sot, ne jemi të zi për humbjen e një prej idhujve të vërtetë në historinë e futbollit, një njeriu ndikimi i të cilit në Kupën e Botës FIFA ishte i pashembullt. Mário Zagallo fitoi katër edicione të Kupës së Botës, si lojtar dhe si trajner. Më shumë se kushdo tjetër”, theksoi ai.
Gianni Infantino argumentoi, megjithatë, se trashëgimia e Zagallos nuk mund të përmblidhet në numra. "Ndikimi i Zagallo në futbollin botëror dhe, më konkretisht, në futbollin brazilian, është i jashtëzakonshëm. Pasi ishte dy herë kampion bote si lojtar, Zagallo drejtoi kombëtaren braziliane në vitin 1970 me një ekip të drejtuar nga Pelé, një tjetër nga djemtë më të jashtëzakonshëm të Brazilit, në një stil që vazhdon të frymëzojë brezat pasardhës”,- kujtoi ai.
Presidenti i FIFA-s vazhdoi të kujtonte se Brazili “duhej të priste 24 vjet për të triumfuar sërish” në Kupën e Botës dhe, “edhe një herë, pati pjesëmarrjen e Zagallos, i cili këtë herë ishte koordinatori teknik i Carlos Alberto Parreiras”.
"Në kohë nevoje, Brazili i drejtohej "mësuesit", i cili kishte një efekt qetësues, një zë komandues dhe ishte një gjeni taktik. Zagallo do të mbahet mend si kumbari i futbollit brazilian dhe do t'i mungojë shumë gjithë botës së futbollit. Por veçanërisht këtu në FIFA. Historia e Kupës së Botës FIFA nuk mund të tregohet pa Mario Zagallo", tha Infantino, përpara se t'i dërgonte ngushëllime "popullit brazilian, CBF-së dhe familjes dhe miqve" të ish-futbollistit.

Mario Zagallo vdiq të premten në moshën 92-vjeçare, sipas llogarisë zyrtare të katër herë kampionit të botës në rrjetin social Instagram.
Përveçse ishte i pari që fitoi dy Kupa Botërore si lojtar, në 1958 dhe 1962, dhe më vonë si trajner, në 1970, Zagallo është i vetmi, deri më sot, që ka marrë pjesë në pesë finale të Kupës së Botës, prej të cilave ai humbi vetëm një, kundër Francës, në vitin 1998, si përzgjedhës.
Në vitin 1994, në Shtetet e Bashkuara, ai ishte asistent i Carlos Alberto Parreira, në të katërtin nga pesë titujt botërorë të fituar nga Brazili, por 'kryevepra' e tij ishte Botërori 1970, në Meksikë, ku, trajner i sapoemëruar, drejtoi Brazilin në kurorëzimin e tretë planetar me futboll spektakolar dhe yje si Pelé, Jairzinho, Tostao, Gerson dhe Rivellino.
Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) shpalli sot shtatë ditë zie në futbollin brazilian për vdekjen e Zagallo, të cilin e cilësoi si "kampionin më të madh botëror të të gjitha kohërave" dhe "idhullin e disa brezave".
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Ben Foster, një ish-portier anglez 40-vjeçar, zbuloi në një podcast ekzistencën e një “faqeje sekrete” t&e...
FRANCE - Gennaro Gattuso pranoi në një intervistë për 'L'Équipe', se u bë një admirues i Pep Guardiolës, kur u p&eum...
ITALI - Një telefonatë nga José Mourinho ndryshoi gjithçka. Dean Huijsen (Amsterdam, 2005) ishte një hap...
ITALI - Pas ndeshjes, për mediat foli drejtori sportiv Sean Sogliano, i cili ka shprehur hapur atë që mendonte për mënyrën se si...
ANGLI - Siç raportohet nga Daily Mail, Manchester City e gjen veten në qendër të një veprimi ligjor të ngritur nga prodhu...
ITALI - Interi e mbylli me fitore gjysmën e parë të sezonit dhe shpallet “Kampion i Dimri”, me 48 pikë pas 19 ndeshj...
ANGLI - Ne i duam parashikimet, veçanërisht nëse ato realizohen. Kjo është arsyeja që çdo vit lexojm&eum...
ANGLI - Tottenham po bën një lëvizje të rëndësishme dhe të papritur. Gazetari gjerman i “Sky Sport”, Flori...
FRANCE - Mediat spanjole dhe franceze, thuajse çdo ditë po raportojnë për kalimin e Kylian Mbappe me Real Madridin apo ed...
ANGLI - Përshtypjet i “vodhi” kartoni i kuq i rrumbullakët në ndeshjen e djeshme mes Brentfordit dhe Wolves në raundin e tret&...