Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Çdo gjë e ndërtuar deri më tani është shkatërruar dhe është e pamundur që të rindërtohet. Nuk ka më asgjë, nuk ka më palestra, trajnerë, arbitra as sportistë. Të gjithë ata që kanë mundur të shpëtojnë janë të traumatizuar edhe nëse pas një dekade apo dy do të rindertohej askush nuk vjen më në Hatai”

TURQI - Hatay është një nga 10 qytetet turke të kthyera në fatazëm nga tërmeti i dy ditëve më parë. Jeta atje është paralizuar, të paktit njerëz që marrin frymë janë ata nën rrënoja dhe pak grupe shpëtimi që janë dërguar për të shpëtuar ato.
Mes shumë disfatave, në Hatay janë klubet e sportit të basketbollit të zhdukura, me dhjetëra sportiestë në këtë qytet. “Top Channel” mundi të kontaktojë me numrin presidenten e basketbollit të femrave të Turqisë për Hatayn, Melek Banu Mursal e cila rrëfen jetën e saj të shkatërruar brenda atyre minutave të lëkundjeve të tërmetit.
“Kam filluar karrierën si basketbolliste që në moshën 8 vjec dhe që nga ajo moshë ajo ka qenë pjesë e këtij qyteti pjesë e kësaj industrie sportive. Prej 14 vitesh jam shefja e e basketbollit në qytetin e Hatait. Çdo gjë e ndërtuar deri më tani është shkatërruar dhe është e pamundur që të rindërtohet. Nuk ka më asgjë, nuk ka më palestra, trajnerë, arbitra as sportistë. Të gjithë ata që kanë mundur të shpëtojnë janë të traumatizuar edhe nëse pas një dekade apo dy do të rindertohej askush nuk vjen më në Hatai. Pas këtij tërmeti nuk jam e sigurtë se sa njerëz mund të jetojnë më në këtë qytet,”- thotë ajo.

Si është situata me sportistët atje?
“Ka qenë shumë e vështirë për t’u lidhur me trajnerët apo me sportistët, pasi nuk ka energji elektrike, nuk ka rrjet celular për këtë nuk jemi të sigurtë se kush jeton dhe kush jo, por ne dim që disa nga sportistët tanë nuk jetojnë më, disa kanë shpëtuar, por është e vështirë të marrësh informacion të saktë. Ne thjesht po përpiqemi të bëjmë sa mundemi për t’i ndihmuar, por këto janë gjëra të limituara dhe shumë të vogla, na duhen ekipe shpëtimi, na duhet ndihmë edhe nga jashtë. Në ditët në vijim do të kuptojmë më tepër se kush ja ka dalë dhe kush jo”.
Melek, së bashku me vajzën e saj, Lara dhe familjarët e tjerë, ndodhen tek kushërinjtë jashtë qytetit të Hatayt
“Nuk ka më asnjë shans që ne të kthehemi në Hatay dhe të jetojmë atje sepse nëse shkon dhe sheh atë qytet është krejtësisht i rrafshuar. Nuk ka më asgjë për të jetuar dhe për të bërë në atë qytet. Do të na duhet të gjejm një vend tjetër për të vazhduar jetën tonë, por për momentin nuk kemi asnjë plan,”- shprehet Melek.
Vajza e saj, Lara Özenser Mursal, tregon se i kanë mbetur pak nga shokët dhe shoqet e klasës dhe të fëmijërisë, që jetojnë.
“Ishte ora katër e mëngjesit kur ndodhi e gjithë tragjedia, isha e terrorizuar, u përpoqa të marr diçka ta mbaj sipër kokës për t’u mbrojtur. U mundova të qëndorj ashtu deri sa lëkundjet të ndalonin. Pas goditjes së parë mednuam se gjithcka mbaroi, mpor më pas erdhi një shumë e madhe , u përpoqëm të gjithë të dalim sa më shpejt mundnim nga shtëpia, pasi shtëpia po shkatërrohej dhe po binte, muret u prishën, cdo gjë që ishte u rrëzua,”- thotë vajza.

Si ishte qyteti kur ju larguat? Po miqtë tuaj?
Spitalet janë rrëzuar, shkollat po ashtu, kështu që mund të them se është e pamundur të jetohet në atë qytet. Ndoshta do të duhen 10-15 vite që qyteti të ndërtohet sërish. Eshtë shumë e vështirë që cdo ditë të mësosh se ndoshta 5 nga miqt e tu nuk jetojnë më, 5 nga mësuesit e tu nuk jetojnë më, 10 nga të njohurit e tu nuk jetojnë më, ne jemi qytet i vogël njihemi thuajse të gjithë”.
Më pas ato shtojnë se në qytet ka filluar uria, temperaturat e ulta dhe shirat po e bëjnë cdo gjë shumë më të vështirë, për këto arsye bëjnë thirrje për ndihmë në dy organizatat që po merren me ndihmën ndaj njerëzve të lëdnaur nga tërmeti në të cilat kushto mund të ndihmojë AFAD dhe AHBAP.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Raportohet se numri ‘10’ dhe kapiteni i Argjentinës, kampione e botës, ka dhuron 3.5 milionë € që do të shk...
GJERMANI - Kapiteni i RB Leipzig, Willi Orban, ka të ngjarë të humbasë ndeshjen shumë të rëndësish...
ITALI - Kur do ta shohim sërish Mike Maignan në fushë? Pyetja ende nuk ka përgjigje. I munguar që prej 22 shtatorit 2022 dhe ...
ITALI - Stuhia e krijuar nga fjalët për Juventusin kërkon ende pak kohë për t'u qetësuar, por Ciro Santoriello, prokur...
TIRANE - “I denjë për Tiranën”, quhet dokumentari dedikuar ish-futbollistit të mirënjohur të Tiranës, Skënde...
BELGJIKE - Pasi filloi të drejtonte të rinjtë e VfB Stuttgart në moshën 22-vjeçare (gusht 2008-2015), më pas ata të ...
Clara Chia dhe Pique SPANJË- Ish-lojtari i Barcelonës Gerard Pique dhe e dashura e tij e re Clara Chia janë përsëri në qend&e...
ANGLI - Me Manchester Cityn nën hetim nga Premier League, të gjithë në Angli po pyesin nëse Pep Guardiola do të...
BRAZIL - Videoja e festës së Flamengos pas fitores së Libertadores, tetorin e kaluar, pasi triumfoi ndaj Athletico Paranaense (1-0), u bë ...
MAROK - Flamengo, e drejtuar nga trajneri portugez Vítor Pereira dhe që natyrisht konsiderohej si favorit i madh për të qenë në ...