Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
Sport
Hunda e thyer, por nuk ka penallti: imazhi tronditës në Amsterdam në Europa League
Një penallti e harruar pas një daljeje të rrezikshme të portierit të Ajax, Remco Pasveer ndaj Kevin Rodriguez, i cili kishte hundë të përgjakur, mund të kishte ndryshuar skenarin dhe të kualifikohej Union Saint-Gilloise në 1/16 e Europa League, këtë të enjte në Amsterdam.
21 Shkurt 2025, 10:14Nga DOSJA
HOLANDE - Pasi u shtri në tokë për disa minuta, Kevin Rodriguez u ngrit me fytyrën e gjakosur për shkak të kontaktit të dhunshëm me portierin e Ajax Amsterdamit, Remco Pasveer në zonë. Arbitri anglez Christopher Kavanagh nuk ndërhyri dhe nuk thirri në VAR.
Kjo penallti e harruar në minutën e 126-të, gjatë kohës shtesë të ndeshjes së kthimit në play-off të Europa League mund t'i kishte ofruar kualifikim klubit belg. Por “Harkëtarët” më në fund kaluan kundër Union Saint-Gilloise (humbje 1-2, pas kësaj të enjte; fitore 2-0 në ndeshjen e parë).
Në fund të ndeshjes, sulmuesi ekuadorian publikoi në rrjetet e tij sociale një foto të hundës së thyer ende të përgjakur, shoqëruar me frazën “As i kontrolluar”, në lidhje me veprimin e pashqyrtuar nga gjyqtari i videos.
???? ????́???????????????????? ????????????????́???????????????????? en Europa League.
Kevin Rodriguez ????????, joueur de l’Union Saint-Gilloise, a eu le nez explosé après une sortie ratée de Pasveer hier à la 126e minute. ????????
L’action n’a même pas été revue par le VAR, et le gardien de l’Ajax s’en est tiré sans… pic.twitter.com/UAM77X2Gfg