4 Korrik 2023, 13:33
Nga DOSJA
GJERMANI - Transferimi i Granit Xhakës te Bayer Leverkusen, i cili drejtohet nga spanjoli Xabi Alonso, nuk ka përfunduar, por bisedimet po vazhdojnë. Gazeta britanike “Athletic” raportoi në maj se klubi gjerman kishte hapur bisedimet me Arsenalin për lojtarin e kombëtares zvicerane.
Kujtojmë se mesfushori me eksperiencë ishte shumë pranë lamtumirës së Arsenalit dy vite më parë, por negociatat me Romën nuk përfunduan. Mesfushori më pas nënshkroi një kontratë të re me klubin e Premier League në gusht 2021, por tani ka një shans të mirë që ai të kthehet në Gjermani një vit para se të skadojë kontrata e tij.
Xhaka iu bashkua Arsenalit nga Gladbach në vitin 2016. Gjatë kohës së tij në “Emirates” ai ka bërë 297 paraqitje për klubin, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 29 asistime. Ai ishte pjesë e skuadrave fituese të FA Cup të Arsenalit në 2017 dhe 2020, duke fituar gjithashtu edhe Community Shield në 2018 dhe 2020.
Ai zëvendësoi Koscielny si kapiten i “Topçinjve” në shtator 2019, por thuhet se iu hoq shiriti dy muaj më vonë, pas një grindjeje të ashpër me tifozët gjatë barazimit 2-2 të Arsenalit me Crystal Palace në tetor.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Korrik 2023, 12:40
ITALI - Dileta Leota ka hyrë në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe natyrisht ka nisur të kërkojë nj&eum...
Sport
4 Korrik 2023, 12:20
TURQI - Wanda Nara ka bërë gjithçka në këtë jetë. Ajo është martuar dy herë, ka pesë fëmij&...
Sport
4 Korrik 2023, 12:00
FRANCE - E ardhmja e Kylian Mbappé vazhdon të flitet me pasiguri totale midis një zgjatjeje me PSG-në (të cil&e...
Sport
4 Korrik 2023, 11:40
PORTUGALI - Pa yjet kryesorë dhe pa trajnerin e ri, Luís Castro, i cili ende nuk është shpallur zyrtarisht, skuadra saudite Al Nassr ka mb...
Sport
4 Korrik 2023, 11:20
ANGLI - Më shumë se një muaj pasi u shpall si trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino dje nisi një epokë të re në Chels...
Sport
4 Korrik 2023, 11:00
SHBA - David Beckham, aksioner i Inter Miami, skuadra e MLS-së ku do të luajë Lionel Messi sezonin e ardhshëm, tha në një seminar,...
Sport
4 Korrik 2023, 10:30
PORTUGALI - Rafael Leão shprehet se ai nuk ishte krejtësisht i befasuar nga nënshkrimet e fundit të bëra nga klubet saudite, sepse ai...
Sport
4 Korrik 2023, 10:00
SHBA - Larsa Pippen dhe Marcus Jordan u është dashur të kapërcejnë disa pengesa për të ruajtur romancën...
Sport
4 Korrik 2023, 09:30
BRAZIL - Komuna braziliane e Mangaratiba njoftoi të hënën se ka gjobitur futbollistin Neymar për disa punime që ka bërë n&eum...
Sport
4 Korrik 2023, 09:00
SHBA - Ishte një fundjavë mjaft plot ngjarje për klubin e tifozëve të Kylian Mbappé. Futbollisti iu nënshtrua n...