Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi, ushton turma: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
Sevilla u rikthye te suksesi pas dhjetë javësh, me skuadrën andaluze që fitoi 0-3 ndaj Granada-s.
SPANJE - Atletico Madrid ngec në shtëpi ndaj Getafe-s, me sfidën e javës së 18-të të La Liga që u mbyll me barazimin 3-3. Skuadra e Diego Simeone-s nuk e nisi mirë ndeshjen, kjo pasi Savic la vendasit me dhjetë lojtarë pas minutës së 38-të, me mbrojtësin që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Megjithatë, pavarësisht inferioritetit numerik, Atletico kaloi në avantazh në minutën e 44-t me anë të Griezmann dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, Mayoral barazoi gjithçka në minutën e 53-të, por dhjetë minuta më pas, Morata rigjeti avantazhin për madrilenët.
Në minutën e 69-të, Griezmann realizoi golin e tretë për Atletico-n dhe të dytin personal nga pika e bardhë e penalltisë, por tre minuta nga fundi i kohës së rregullt, Rodriguez rihapi llogaritë. Getafe fitoi penallti pas një prekje të topit me dorë nga Riquelme, që u ekzekutua nga Mayoral, i cili realizoi golin e barazimit në minutën e 90+3’. Pas kësaj përballjeje, Atletico renditet në vend të tretë me 35 pikë, teksa Getafe në vend të tetë me 26 pikë.
Në sfidën tjetër, në “Nuevo Los Cármenes”, Sevilla u rikthye te suksesi pas dhjetë javësh, me skuadrën andaluze që fitoi 0-3 ndaj Granada-s. Trajneri Flores debutoi me fitore në stolin e Sevilla-s, teksa sfida u zhbllokua pas 23 minutash lojë me anë të Pedrosa-s, ndërsa në minutën e 32-të Ocampos dyfishoi gjithçka.
Pjesa e dytë nisi me ndryshime për Granada-n, me Myrto Uzunin që u aktivizua, por sulmuesi kuqezi nuk mjaftoi për të ndryshuar fatet e takimit, me Sevilla-n që shënoi edhe golin e tretë me Sergio Ramos në minutën e 49-të. Pas kësaj humbjeje, Granada tashmë është në krizë të plotë rezultatesh sepse mbetet me 8 pikë në vendin e 19-të. Në krahun tjetër, Sevilla shijon fitoren e parë pas afro tre muajsh dhe prek kuotën e 16 pikëve në vendin e 13-të.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Chelsea kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup, ndërsa eliminoi Newcastle vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt në “St...
ITALI - Frosinone është surpriza më e bukur e Kupës së Italisë, me skuadrën e Di Francesco-s që triumfoi bindshëm 0...
GJERMANI - Borussia Dortmund zhgënjen në 114 vjetorin e klubit, me “verdhezinjtë” që nuk shkuan më shumë se barazimi 1...
GJERMANI - Mesfushori me origjinë shqiptare i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka ka folur si rrallëherë për largimin e tij nga Arsenal. Në...
ANGLI – Në ndeshjen e rradhë të Chelsea, këtë herë kundër Newcastle sërish ka patur minuta për sulmuesin sh...
Joshua Keith Palmer SHBA- Simboli kombëtar shqiptar duket se është kthyer në ‘trend’ që po përhapet gjerësis...
ARABIA SAUDITE - Pa ngritur gazin deri në fund, Manchester City kapërceu pengesën e Urawa Red Diamonds me 3-0 dhe rezervoi një vend në...
TIRANE - Qeveria Shqiptare ka akorduar një fond prej 200 milionë lekësh për Ekipin Kombëtar të Futbollit. Në fletoren zyrta...
ITALI - Igli Tare ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”-n, ku ka treguar arsyen e largimit nga Lacio. Ish-drejt...
BELGJIKE - Operuar më 17 gusht në ligamentin e përparmë të gjurit të majtë, portieri Thibaut Courtois njoftoi në ...