Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vëmendja maksimale është e gjitha në duelin me Izraelin në transfertë, ndërkohë që të dy futbollistët shtuan se pavarësist mungesave Kombëtarja është në gjendje të bëjë dy ndeshje të nivelit të lartë.

DURRES - Kombëtarja vijon përgatitjet që prej ditës së dielës së në Durrës në kuadër të dy sfidave të fundit të Nations League ndaj Izraelit në transfertë (24 shtator) dhe Islandës në “Air Albania” (27 shtator). Me ekipin janë bashkuar të gjithë lojtarët, ndërkohë sot në konferencën e zakonshme për median kanë dalë mesfushorët Klaus Gjasula dhe Kristjan Asllani, të cilët u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe kanë folur për dy ndeshjet vendimtare të këtij edicionin të Nation League.

I pari që foli për gazetarët ishte Gjasula, i cili shprehu besimin se Kombëtarja mund të shkojë në Izrael për të marrë marrë një fitore, që do t’i rriste shumë shanset për t’u renditur në vendin e parë të grupit. Mesfushori kuqezi theksoi se vëmendja maksimale është e gjitha në duelin me Izraelin në transfertë dhe shtoi se pavarësist mungesave skuadra është në gjendje të bëjë dy ndeshje të nivelit të lartë.
Tjetër fitore me Izraelin ne transfertë? “Sigurisht që po, e besojmë. Edhe në ndeshjen e parë u pa qartë që kishim rastet tona për ta fituar takimin. E dimë gjithashtu se sa e rëndësishme është për ne. Duhet të japim maksimumin dhe të marrim tri pikët”.
Çfarë ka ndryshuar nga ndeshjet e para? “Kemi disa mungesa, por edhe ata kanë hallet e veta. Në ndeshjet e fundit kanë ardhur shumë çuna të rinj, duhet pak kohë, por ne kemi cilësi për t’i fituar”.
Mungesat e Izraelit? “Është e vështirë të thuash shyqyr që mungon ky lojtar, sepse pranë nuk e dimë cili do të luajë, si do të luajë, ndaj duhet të shohim ekipin tonë, të japim maksimumin ditën e ndeshjes”.
Objektivat për 6 pikë? “E dimë që janë ndeshje shumë të rëndësishme. Të përqendrohemi tek Izraeli me gjithë forcën tonë, pastaj të mendojmë për Islandën”.
Aktivizimi si mbrojtës te klubi? “Kishim shumë mbrojtës të dëmtuar, ndaj trajneri më aktivizoi në qendër të mbrojtjes. Që nga ndeshja e dytë nuk më ka hequr më nga aty, sepse është i kënaqur. Për mua nuk ka rëndësi ku luaj, për këtë duhet pyetur trajneri, nuk e di se si i ka planet me mua”.
A do ishte dështim mungesa e vendit të parë? “Edhe ekipet e tjera janë të mira, duket që jemi në të njëjtin nivel. Ne do të provojmë t’i fitojmë të dyja”.

Ndërkaq edhe mesfushori tjetër Kristjan Asllani vlerëson atmosferën në grupin kuqezi dhe është besimplotë se Shqipëria ka shanset e saj për të marrë maksimumin në ndeshjen e parë ndaj Izraelit për të shpresuar tek arritja e vendit të parë në grup.
Rëndësia e sfidës ndaj Izraelit? “Kemi luajtur kundër Izraelit, është një ekip shumë i fortë, sepse ka lojtarë shumë të shpejtë. Besoj se kemi shumë shanse në këtë ndeshje që të marrim tri pike”.
Minutat e pakta në dispozicion? “Është normale që s’kam luajtur, jam 20-vjeç dhe kam ardhur në një ekip shumë të fortë, por duhet të kem durim, pasi në roli tim luan një lojtar shumë i mirë si Brozovic dhe po mësoj shumë nga ai”.
Situata tek Interi? “Kur jam me Kombëtaren, luaj me Kombëtaren, kur të kthehem, nuk e di çfarë do të bëhet. Stërvitem mirë, jam profesionist, kur të më jepet shansi, do të jap më të mirën”.
Si ka ndryshuar jeta pas kalimit tek Interi? “Nuk e di si ka ndryshuar, pasi kam kaluar nga një ekip i vogël si Empoli tek Interi, që është super-ekip. E di që ka presion më të madh, por për mua nuk është problem, pasi jam mësuar”.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Me Jack Grealish që nuk po i justifikon pritshmëritë dhe po kërkon kohë për t’u përshtatur me skuadrën, ...
NORVEGJI - Në kombëtaren norvegjeze ka pak Itali, e ardhur nga Manchester City. Siç raportohet nga ‘Daily Mail’, Pep Gu...
Pallati i Sportit VLORË- Pallati i Sportit në Vlorë është në gjendje të mjerueshme. Xhama të thyer, dyer të sh...
ARGJENTINË- Roma përshëndet Paulo Dybala-n. Sulmuesi argjentinas nuk ishte në takimin e fundjavës kundër Atalantës për...
SPANJË- Për Thibaut Courtois, ndeshja kundër Atletico Madrid nuk është kurrë një ndeshje si të tjerat. Portieri belg k...
ITALI- Roma kundër arbitrave, dueli fillon sërish. Ndeshja kundër Atalantës rihapi një front që kishte ndezur kaq shumë pol...
ITALI- Disfata ndaj Udineses, humbja e tretë në shtatë javët e para të Serie A, hapi krizën e Interit dhe vuri në pikë...
ITALI- Humbja ndaj Monzës la disa pasoja te Juventus. Humbja ndaj Monzas vuri në pah edhe një herë problemet e skuadrës së...
TIRANE - Gjendja e sulmuesit të Partizanit është normalizuar dhe ai do të zbresë në fushë për seancat stërvitore,...
ITALI - Ka ardhur koha e rikthimit të tij në stol. Fabio Cannavaro, legjenda e futbollit, ish-Topi i Artë dhe ish-lojtari i Juventusi...