18 Janar 2023, 14:43
Nga DOSJA

SPANJE - Pas bujës së shkaktuar nga BZRP Music Sessions #53, realizuar nga Bizarrap dhe Shakira, në të cilën këngëtarja hodhi shigjeta drejt Gerard Piqué dhe të dashurës së tij të re, Clara Chía, ish-futbollisti është ende në buzët e të gjithëve.
Dhe pikërisht, edhe pse duket se pronari i Kosmos është shumë i dashuruar pas 23-vjeçares, ka dalë një version se ai mund të ketë një vajzë të re në sy. A ka qenë Pique i pabesë edhe ndaj Clara Chías?
Paparazzi Jordi Martin, i cili ndoqi Shakirën dhe Piquen gjatë lidhjes së tyre 12-vjeçare dhe që dha disa ekskluzivitete pas ndarjes së tyre, bëri një postim në Instagram që vë në pikëpyetje besnikërinë e ish-mbrojtësit katalan me Clara Chía.
Në një prej storjeve të tij, gazetari ka postuar imazhin e llogarisë së një të reje tërheqëse në Instagram dhe ka shkruar: "A e njeh këtë, Gerard? Atëherë mos u habisni që Shakira hedh gjithë botën mbi ty".

E reja quhet Julia Puig Gali dhe sipas profilit të saj në rrjet, ajo është nga Barcelona dhe ka një diplomë master në të drejtën penale ekonomike dhe përputhshmërinë e korporatave. Ajo zakonisht ndan foto nga udhëtimet që bën, si dhe disa imazhe duke shijuar diellin me bikini.


Kënga e Shakirës dhe Bizarrap ka ndikuar që çifti të distancohet
Disa media kanë theksuar se Clara Chía është distancuar nga Piqué, pasi kënga i kishte shkaktuar kriza emocionale. Më parë kishte zëra se çifti nuk po kalonte momentin më të mirë dhe se kishin pasur disa kriza.
Pak ditë më parë edhe Jordi Martín, ka lënë një mesazh të fortë për Piqué në llogarinë e tij në Twitter. Martín, një nga kritikët më të fortë ndaj ish-mbrojtësit të skuadrës spanjole, nuk i ka kursyer fjalët dhe i ka kushtuar një mesazh të fortë ish-it të Shakirës.
"Shumë njerëz të mbështesin Gerard Piqué, por unë ende mendoj atë që parashikova 12 vjet më parë. Se kjo marrëdhënie ishte shumë e madhe për ty, se kishe një kompleks inferioriteti me Shakirën. U ndjeve i vogël pranë saj. Të duhej një 23-vjeçare, vajzë që do ta falenderoja. Je i papjekur ... Ke qenë, je dhe do të jesh gjithmonë mediokër".
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Janar 2023, 14:25
GREQI - Rasti kishte ngjallur emocione të mëdha në Greqi. Natën e 1 shkurtit 2022, dymbëdhjetë huliganë të PAOK-u...
Sport
18 Janar 2023, 12:39
SHBA - Jay Briscoe, emri i vërtetë i të cilit ishte Jamin Pugh, ka vdekur në moshën 38-vjeçare në një ...
Sport
18 Janar 2023, 12:26
SPANJE - Frank Rijkaard (60 vjeç), trajner i FC Barcelonës midis viteve 2003 dhe 2008 dhe trajneri me të cilin Leo Messi debutoi ...
Sport
18 Janar 2023, 11:54
ANGLI - Në këtë merkato dimërore ka pasur një lëvizje që ka bërë të dridhet bota e futbollit. P&eum...
Sport
18 Janar 2023, 11:39
ITALI - E rrallë, tepër e rrallë ajo që po bën Danilo Iervolino, pronar i Salernitanas, në Seria A. Kërko...
Sport
18 Janar 2023, 11:20
ANGLI - Erling Haaland, "sulmuesi i ri më i frikshëm në botë dhe nënshkrimi më emocionues në Premier League në më...
Sport
18 Janar 2023, 11:00
ITALI - Njoftimi në mbledhjen e tij të fundit të përgjithshme, si president i Juventusit: "Po tërhiqem për të hapur një ...
Sport
18 Janar 2023, 10:32
ANGLI - Arsenali u largua me kokën lart nga derbi i Londrës Veriore, pas një fitoreje 2-0 ndaj rivalëve Spurs në stadiumin Tottenham ...
Sport
18 Janar 2023, 10:25
BRAZIL - Ish-sulmuesi i Liverpool dhe Barcelonës, Luis Suarez shënoi një trigolësh në 38-minutshin e debutimit të tij për klu...
Sport
18 Janar 2023, 10:15
TIRANE - Ka ndërruar mbrëmë jetë, në moshën 85-vjeçare, Nuri Bylyku, ish-kapiteni i Tiranës së madhe të vi...