28 Shkurt 2023, 15:33
Nga DOSJA
SPANJE - Aktiviteti i Karim Benzema në mediat sociale, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “The Best” të FIFA-s të hënën mbrëma, ngriti vetullat mes shumë njerëzve. Mbrëmë Lionel Messit iu dha çmimi i lakmuar për herë të tretë në karrierën e tij pas një viti të paharrueshëm që përfshinte drejtimin e Argjentinës në fitoren e tretë të Kupës së Botës në Katar.
Messi mundi Kylian Mbappé, bashkëlojtarin e tij në Paris Saint-Germain, dhe Karim Benzema të Real Madridit për çmimin dhe lavdëroi bashkëmoshatarët e tij që e ndihmuan atë për të marrë trofeun në shtëpi.
"Është e mahnitshme,- tha ai. - Është një nder për mua të jem këtu sonte dhe të fitoj këtë çmim. Pa shokët e mi të skuadrës, nuk do të isha këtu. Ishte një vit i mrekullueshëm dhe arrita ëndrrën, që kam shpresuar për kaq shumë kohë".
Pak çaste pas fjalimit, Benzema postoi në historinë e tij në Instagram, duke bërë që shumë njerëz të besojnë, se ai nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin. Sulmuesi francez i madridit, i cili nuk mori pjesë në ceremoni, postoi një video në historinë e tij me mbishkrimin: "Gënjeshtar, po, gënjeshtar". Më pas, ai postoi një mbishkrim poshtë videos, ku shkruhej: “Natën e mirë”.
Sulmuesi i Real Madridit doli i treti në renditje, duke grumbulluar 32 pikë. Mbappé doli i dyti me 44 pikë, ndërsa Messi i pari me 52 pikë. Pavarësisht se fitoi trofeun, Leo Messi në fakt votoi për Benzeman. Ai kishte të drejtë të votonte për çmimin për shkak të statusit të tij si kapiten i Argjentinës.
Krahas Benzemas, 35-vjeçari argjentinas votoi edhe për Neymar (zgjedhja e tij e parë) dhe Mbappé si të dytin. Benzema fitoi titullin e La Ligës dhe trofeun e Champions League sezonin e kaluar.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Shkurt 2023, 14:41
FRANCE - Nata në Salle Pleyel në Paris i përkiste Lionel Messit. Legjenda argjentinase fitoi çmimin e lojtarit më të mir&eu...
Sport
28 Shkurt 2023, 12:39
TIRANE - Nuk është pritur gjatë për të vendosur. Drejtuesit e klubit të Partizanit, si organizatorë të sfidës, kan&...
Sport
28 Shkurt 2023, 12:19
TIRANE - Lionel Messi u shpall “Lojtari më i mirë” në ceremoninë e edicionit të shtatë të &ld...
Sport
28 Shkurt 2023, 11:56
ITALI - Gian Piero Gasperini ishte protagonist i një konflikti me disa tifozë të Milanit pas ndeshjes së humbur nga Atalant...
Sport
28 Shkurt 2023, 11:31
ITALI - Historia e stadiumit të ri të Milanit dhe Interit pasurohet me një kapitull të ri: në takimin e zhvilluar...
Sport
28 Shkurt 2023, 11:01
FRANCE - Në tërheqje që prej 11 janarit, presidenti i FFF-së, Noël Le Graët, paraqiti mëngjesin e kësaj të marte do...
Sport
28 Shkurt 2023, 10:55
FRANCE - Edhe një trofe për Lionel Messin. Ndërsa priste për një “Top të Artë” të tetë të mun...
Sport
28 Shkurt 2023, 10:38
FRANCE - Një ceremoni është gjithmonë e diskutueshme. Ndërsa ceremonia e FIFA “The Best” e vendosi Argjentinën n&...
Sport
28 Shkurt 2023, 07:28
SPANJE - Real Madrid padyshim që ka marrë në dorë ‘sekretin’ e rinisë. Qofshin Karim Benzema (35 vjeç), Luka Mo...
Sport
28 Shkurt 2023, 07:11
FRANCE - Çfarë mund të jetë më logjike? Pas fitimit të Kupës së Botës me skuadrën e Argjentinës ...