28 Shkurt 2023, 12:19
Nga DOSJA
TIRANE - Lionel Messi u shpall “Lojtari më i mirë” në ceremoninë e edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”, që u organizua në Paris. Ylli argjentinas, i cili fitoi më në fund Kupën e Botës me Argjentinën e tij të dashur, triumfoi në garën e fortë me Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.
Natyrisht, pas kësaj ceremonie janë mësuar edhe si kanë votuar kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve të Shqipërisë dhe Kosovës. Të katër përfaqësuesit shqiptarë: trajneri Sylvinho dhe kapiteni Etrit Berisha (Shqipëri), si dhe tekniku Alain Giresse dhe kapiteni Amir Rrahmani (Kosovë), nuk kishin dyshime në lidhje me të mirin ‘The Best’.
Ata kanë votuar për Lionel Messin si preferencën kryesore, ndërkohë që trajneri i kombëtares kuqezi ka futur në treshe bashkëpatriotin e tij, Neymar. Sakaq, Etrit Berisha, përveç “Pleshtit” votoi për Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, kurse ndër të preferuarit e Rrahmanit, nuk mungoi Vinicius Junior i Real Madrid.
Ja dhe si kanë votuar Shqipëria dhe Kosova për “The Best FIFA Football Awards”:
SHQIPËRIA
Etrit Berisha: Lionel Messi, Erling Haaland, Kylian Mbappe.
Sylvinho: Lionel Messi, Karim Benzema, Neymar.
KOSOVA
Amir Rrahmani: Lionel Messi, Kylian Mbappe, Vinicius Junior.
Alain Giresse: Lionel Messi, Karim Benzema, Kylian Mbappe.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 Shkurt 2023, 11:56
ITALI - Gian Piero Gasperini ishte protagonist i një konflikti me disa tifozë të Milanit pas ndeshjes së humbur nga Atalant...
Sport
28 Shkurt 2023, 11:31
ITALI - Historia e stadiumit të ri të Milanit dhe Interit pasurohet me një kapitull të ri: në takimin e zhvilluar...
Sport
28 Shkurt 2023, 11:01
FRANCE - Në tërheqje që prej 11 janarit, presidenti i FFF-së, Noël Le Graët, paraqiti mëngjesin e kësaj të marte do...
Sport
28 Shkurt 2023, 10:55
FRANCE - Edhe një trofe për Lionel Messin. Ndërsa priste për një “Top të Artë” të tetë të mun...
Sport
28 Shkurt 2023, 10:38
FRANCE - Një ceremoni është gjithmonë e diskutueshme. Ndërsa ceremonia e FIFA “The Best” e vendosi Argjentinën n&...
Sport
28 Shkurt 2023, 07:28
SPANJE - Real Madrid padyshim që ka marrë në dorë ‘sekretin’ e rinisë. Qofshin Karim Benzema (35 vjeç), Luka Mo...
Sport
28 Shkurt 2023, 07:11
FRANCE - Çfarë mund të jetë më logjike? Pas fitimit të Kupës së Botës me skuadrën e Argjentinës ...
Sport
28 Shkurt 2023, 07:03
FRANCE - Prandaj është Lionel Messi. Futbollisti argjentinas u kurorëzua të hënën nga FIFA si lojtari i vitit. Një ...
Sport
27 Shkurt 2023, 23:49
FRANCE - Zyra e prokurorit publik të Nanterre (Hauts-de-Seine) hapi një hetim për përdhunim të hënën, duke synuar mbrojt...
Sport
27 Shkurt 2023, 23:25
FRANCE - Ajo dihej edhe më herët, pritej vetëm zyrtarizimi. Ceremonia gala për dhënien e çmimeve “The Best”, u mby...