Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Neymar ishte vendosur të ndahej me PSG-në në dritaren e merkatos të kësaj vere, pasi disa skuadra kryesore evropiane ishin të interesuara për transferimin e tij, por ylli brazilian ka ndryshuar mendje.

FRANCE - Pas ofertës së Chelsea dhe Newcastle United për Neymar, futbollisti brazilian ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. Gazetarët e “L'Equipe” bëjnë të ditur se 31-vjeçari brazilian dëshiron të përfundojë kontratën me PSG-në.
Ky vendim i Neymar për të qëndruar në PSG deri në vitin 2025 vjen pasi thashethemet e ndryshme në lidhje me largimin e tij të mundshëm nga grupi në “Parc des Princes” janë shfaqur muajt e fundit.
Neymar mbërriti te PSG në gusht 2017, pasi francezët paguan 222.000.000 euro për transferimin e tij nga Barcelona, skuadër që e kishte blerë nga Santos në vitin 2013 për shumën prej 88.000.000 euro dhe në maj 2021 ai mori një propozim nga PSG për ta zgjatur kontratën marrëveshjen, të cilën ai e pranoi.
Kështu, Neymar ka ende kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2025, por futbollisti ka një opsion me të cilin mund ta zgjasë marrëveshjen deri në vitin 2026.
Chelsea dhe Newcastle nuk ishin skuadrat e vetme të interesuara për shërbimet e Neymar këtë verë. Gazetarët e “Fichajes” njoftuan se edhe Al Hilal dëshironte të transferonte brazilianin dhe në listën e skuadrave që i ofruan futbollistit brazilian ishin edhe Manchester United dhe Barcelona.
Edhe pse kërkohet nga disa skuadra në Evropë dhe Arabinë Saudite, Neymar tashmë ka bërë plane për të ardhmen e tij. Kështu, futbollisti brazilian do të rikthehet në Santos pas përfundimit të kontratës me PSG-në.

“Një ditë do të kthehem. Do te kthehem shpejt! Është shumë bukur të kthehesh këtu. Këtu ndihem si në shtëpinë time, jam i lumtur që rikthehem pas 10 vitesh.
Kam ardhur këtu për të mbështetur ekipin dhe për të marrë dashurinë e tifozëve. Është klubi që më dha gjithçka, që më hapi derën. Nëse ëndërroj të kthehem, imagjinoni tifozët”,- ka thënë Neymar, sipas mediave braziliane.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Vazhdojnë aventurat e Manchester Cityt, pas të 115 akuzave për shkelje financiare, me të cilat përballet ...
SHBA - Koha po numëron mbrapsht për zyrtarizimin e “lëvizjes” së Lionel Messit te Inter Miami në SHBA. M...
PERU - Dy kartonë të kuq, shumë faulle të rënda, kundërpretendime, përleshje dhe vetëm një gol gjatë 90 minu...
ARGJENTINE - Pak ditë më parë, Lionel Messi mbushi 36 vjeç dhe e festoi në vendlindjen e tij, në Argjentinë...
FRANCE - Fundi i telenovelës këtë fundjavë? Në qendër të vëmendjes që nga hapja e afatit kalimtar të ve...
ITALI - Në Milano, e enjtja ishte dita e Ruben Loftus-Cheek. Anglezi, i cili zbarkoi në Milano mbrëmjen e së mërkurë...
KROACI - Marcelo Brozovic i tha “Po” Al-Nassr-it. Delegacioni i klubit arab që fluturoi për në Kroaci arriti ta bindte...
SPANJE - Një lajm i papritur vjen nga mediat britanike, konkretisht se Florentino Perez ka pranuar të shesë një nga yjet e Real Madridit p...
BAHAMAS - Pas një fundjave plot tension që e pa atë të ndiqte ndeshjen e lamtumirës të Maxi Rodríguez në Rosario dhe...
ANGLI - Sheikh Jassim ka frikë se familja Glazer nuk dëshiron të heqë dorë nga kontrolli i plotë i Manchester United, sipas...