Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Nesër, do të zhvillohet Asambleja e Jashtëzakonshme Zgjedhore për të zgjedhur presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Atletikës për zhbllokimin e aktiviteteve të këtij sporti
TIRANE - Federata Shqiptare e Atletikës do të zhvillojë paraditen e nesërme Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore, pas dënimit me pezullim prej 5 vitesh të ish-presidentit Gjergj Ruli dhe me 4 vite të sekretarit të përgjithshëm Nikolin Dionisi nga Njësia e Integritetit të Altetikës, pjesë e Federatës Botërore (IAAF).
Në këtë situatë kanë dalë fillimisht katër kandidatura për postin e presidentit të FSHA-së, Taulant Stërmasi, trajner i Luiza Gegës; Artan Shyti, ish-president i FSHA-së dhe ish-zv.ministër i sporteve, ish-atlet rekordmen; Ferdinand Canaj ish-zv.president i FSHA-së dhe pedagog në universitetin e sporteve dhe biznesmeni Mirton Lika, i cili është tërhequr nga gara 24 orë më parë, duke e lënë atë në dorën e tre pjestarëve dhe antarëve të familjes së atletikës.
Kjo garë, për presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës, do të bëhet për një mandate në vazhdim të atij aktualit të ish-presidentit Gjergj Ruli, deri më 27 gusht të vitit 2024, për të zgjidhur ngërcin e krijuar me aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat kishin mbetur pezull për shkak të hetimit ndaj ish-drejtuesve të FSHA-së. Më pas do të zhvillohet asambleja zgjedhore për një mandat 4-vjeçar.
Rëndësia e këtyre zgjedhjeve merr më tepër vlerë edhe për shkak të Lojërave Olimpike që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, Paris 2024, ku do të tentohet që vendi ynë të marrë pjesë me të paktën dy atletë. Mes tyre Luiza Gega, e cila do të marrë pjesë me kualifikim dhe një ftesë, ashtu si në Olimpiadën e shkuar.
Gjithsesi shumë gjëra mbeten të paqarta në këtë organizim të kësaj asambleje të jashtëzakonshme zgjedhore që do të zhvillohet në ambientet e Kompleksit Olimpik të federatave sportive, ku mungon ndjeshëm informacioni për gjithçka do të ndodhë për shkak të mungesës edhe të komunikimit me mediat të kësaj federate dhe organizatorëve të kësaj asambleje.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Kvitsa Kvaratshelia ishte ylli i madh i rikthimit të Napolit në krye të Seria A italiane pas 33 vitesh. Gjeorg...
ANGLI - Manchester City nuk mund të ishte më i lumtur pasi eliminoi Real Madridin në gjysmëfinalet e Ligës së ...
SPANJE - I pabesueshëm është raportimi i radiostacionit madrilen “Cadena Ser”, i cili pretendon se Al Hilal po e peshon me... ar Li...
ARGJENTINE - Klubet Centenario dhe Caferatense u takuan në një ndeshje, të një prej ligave rajonale. Mysafirët kalojnë n&eu...
GJERMANI - Xabi Alonso dhe José Mourinho, trajnerë përkatësisht të Bayer Leverkusen dhe Romës, kanë një takim të ...
FRANCE - Zërat nuk ndalen për të ardhmen e José Mourinhos, ndërkohë që trajneri portugez është fokusuar plot...
ITALI - Kjo është e sigurtë. Mesfushori armen, që u dëmtua në derbin e Champions Leagues ndaj Milanit, iu nënshtrua ekzaminim...
SPANJE - Barcelona vazhdon të shijojë arritjen e titullit të La Ligës. Dhoma e zhveshjes bëri një banj&...
ANGLI - Nëse Katari nuk duket i gatshëm të humbasë interesin për PSG-në për momentin, ende është duke ënd...
SPANJE - A do të jetë fatale për Carlo Ancelottin ‘shuplaka’ e marrë nga Real Madridi në ndeshjen e dytë gjysmëfi...