Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Koundé dhe Iñaki Peña tashmë kanë qenë ‘viktima’ të këtij rregulli të trajnerit gjerman

SPANJE - Për Hansi Flick ka një rregull që nuk mund të negociohet: përpikmëria. Trajneri është shumë i rreptë dhe jo fleksibël me këtë rregull deri në atë pikë sa tashmë janë dy lojtarë që nuk e kanë nisur ndeshjen për shkak të mbërritjes me vonesë për një bisedë: Koundé dhe Iñaki Peña.
Trajneri nuk kursen as dy minuta. "Është një rregull, një normë. Bëhet fjalë për respekt. Nëse arrin pesë minuta vonesë, duhet të të presin dhe është mungesë respekti", është shprehur trajneri publikisht disa muaj më parë.
Dhe lojtarët janë shumë të vetëdijshëm për këtë. Edhe vetë Pedri ka shpjeguar në një rast se nëse arrin me vonesë, nuk luan. Dhe Pau Víctor pranoi se ishte një nga premisat që iu përcoll për herë të parë kur iu bashkua skuadrës së Barçës.
“Kur vendosi rregullat, unë nuk isha ende, por i pashë kur mbërrita dhe më paralajmëruan se duhet të kem kujdes. Është shumë i rreptë me përpikmërinë, nëse thotë ora 11 në fushë dhe ju arrini tre sekonda me vonesë, për të keni ardhur me vonesë”, kujton ai.

Për këtë arsye, Hansi Flick nuk u drodh me Koundé në muajin tetor dhe as me Iñaki Peña dje, të mërkurën, në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Athletic. Të dy lojtarët, titullarë të padiskutueshëm te Barcelona, mbërritën me vonesë në bisedimet teknike dhe trajneri nuk hezitoi t'i linte në stol që në fillim.
Francezi, megjithatë, u aktivizua me gjysmë ore të mbetur në ndeshje. Në fakt, ndërkombëtari kishte nisur çdo ndeshje të La Ligës derisa kundër Alavés, Hansi Flick e ndëshkoi atë.
Dhe dje, të mërkurën, në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Athletic, ishte Iñaki Peña ai që mbeti pa luajtur, në rastin e tij asnjë minutë. Portieri u vonua në bisedimet teknike dhe Hansi Flick aktivizoi Szczesny. Portieri nga Alicante kishte startuar në të gjitha ndeshjet pas dëmtimit të Ter Stegenit dhe madje pushoi në ndeshjen e Kupës në Barbastro. Por duke u vonuar, ai u ndëshkua nga trajneri gjerman.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - I habiti të gjithë, ajo pjesë e intervistës së dhënë për lajmet e 13:00 në TF1 të transmetuar dje, ...
ITALI - Fitorja e Superkupës i solli Milanit një qetësi të madhe edhe për disa lojtarë në vështir&...
SPANJE - Ka një atmosferë ndryshimi, të paktën përsa i përket goditjeve të penalltisë, te Real Madrid. Trajneri Carlo ...
ANGLI - Graham Potter ka nënshkruar kontratën që do ta bëjë atë trajner të ri të West Ham United, raporton S...
ARABIA SAUDITE - Duke mposhtur Athletic Bilbao, Barcelona fitoi vendin për në finalen e Superkupës së Spanjës. Trajneri i katalanasv...
SPANJE - Barcelona mund të marrë frymë. Kërkesa për një masë paraprake emergjente, e depozituar këtë të mart...
ANGLI - Lajm i mirë për shëndetin e Rodrigo Bentancur, i cili ra i pajetë në fushë gjatë ndeshjes Tottenham-Liverpool....
ANGLI - Një incident tepër shqetësues ndodhi gjatë pjesës së parë të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës s&eum...
ITALI - Klubi i Milanit në zi. Në moshën 89-vjeçare ka ndërruar jetë Fabio Cudicini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shk...
IRAN - Mbyllet përvoja e Sokol Cikalleshit me Traktorin në kampionatin iranian. Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka vendosur të rikthehet...