23 Shkurt 2024, 18:59
Nga DOSJA
SPANJE - Gjykata katalanase e shpalli fajtor brazilianin për aktin e ndodhur më 30 dhjetor 2022, në klubin Sutton, në Barcelonë. Përveç kësaj, Alves do t'i paguajë viktimës së tij 150 mijë euro dëmshpërblim dhe do të kalojë 5 vjet nën mbikëqyrje pas vuajtjes së dënimit.
Avokatja e ish-lojtarit, Ines Guardiola, ka bërë të ditur tashmë se do të apelojë. Megjithatë, edhe nëse dënimi mbahet në fuqi, Dani Alves mund të jetë jashtë burgut pesë muaj nga tani. Më saktësisht, më 20 korrik 2024 !
Braziliani është i burgosur që prej 20 janarit 2023, që do të thotë se ai tashmë ka vuajtur një vit, një muaj e tre ditë të dënimit. Pasi të jetë kryer një e treta e dënimit të tij, Dani Alves mund të aplikojë për lirim me kusht, sipas ligjit spanjol.
Sipas “Marca”, një botim që u konsultua me një firmë ligjore në Valencia, Alves, duke filluar nga maji 2024, mund të merrte leje të dilte nga burgu gjatë ditës dhe të flinte vetëm në burg. Nëse ai shfaq sjellje shembullore, angazhohet në aktivitete të përditshme dhe paguan dëmshpërblim për viktimën, braziliani mund të lirohet në korrik 2024.
Dani Alves ka të drejtë të kërkojë ekstradim në Brazil
Gjithashtu, sipas të njëjtit burim, ekziston edhe mundësia që Dani Alves të ekstradohet në Brazil. “Nëse bëhet fjalë për një dënim më pak se 5 vjet, ai mund të ekstradohet dhe ta kryejë dënimin jashtë Spanjës”,- thotë avokati Agustín Martínez.
Dani Alves u përpoq, para gjyqit, të hiqte qafe akuzat. Ai i ofroi 150 mijë euro viktimës së tij, në këmbim të heqjes së ankesave. Gruaja refuzoi propozimin dhe vazhdoi veprimet ligjore.
Gjyqtarët përcaktuan se kishte prova të mjaftueshme për të dënuar brazilianin. Viktimës i janë konstatuar edhe dëmtime në gju, të shkaktuara nga dhuna e futbollistit. Gjithashtu, gruaja ka mbetur me pasoja pas asaj nate, tregon gjykata e Barcelonës.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Shkurt 2024, 18:44
GJERMANI - Julian Nagelsmann paralajmëron surpriza në skuadrën e Gjermanisë për “Euro 2024”. Organizatorët janë n...
Sport
23 Shkurt 2024, 18:22
ANGLI - Manchester United po përgatitet për një revolucion të vërtetë, ndaj anglezët do të ndahen thuajse me një sk...
Sport
23 Shkurt 2024, 18:00
SHBA - Djali i madh i Lionel Messit, Thiago Messi, bëri hapin më të madh për të ndjekur gjurmët e babait të tij, duke ...
Sport
23 Shkurt 2024, 17:44
ANGLI - E vërteta është se që nga dita kur u “cilësua” nga një revistë australiane si sportistja më seksi n&...
Sport
23 Shkurt 2024, 17:25
ITALI - Slavia e Pragës është kundërshtari i Milanit në raundin e 1/8-ve në Europa League. Legjenda e kuqezinjve, Franco Baresi ko...
Sport
23 Shkurt 2024, 17:12
ANGLI - "Married To The Game", krijimi novator i platformës së abonimit, Amazon, zbulon më shumë detaje rreth jetës së WAGS,&nbs...
Sport
23 Shkurt 2024, 17:04
GJERMANI - Thomas Tuchel ka folur pas zyrtarizimit të ndarjes së tij me Bayern Munich në fundin e sezonit. Drejtuesit e klubit bavarez njoftuan t...
Sport
23 Shkurt 2024, 16:58
BRAZIL - Piloti legjendar i Formula 1 Wilson Fittipaldi vdiq në Sao Paulo në moshën 81-vjeçare. Fittipaldi mori pjesë në 38 gara...
Sport
23 Shkurt 2024, 16:56
SKOCI - Elias Shear, lojtar i Queens Park Rangers është dënuar me një vit burg për një sulm tronditës kat...
Sport
23 Shkurt 2024, 16:36
SPANJE - 'Santiago Bernabeu' i ri po shkon drejt përfundimit, përpara hapjes qershorin e ardhshëm, ndërkohë që orari i rinovuar&nb...