13 Mars 2026, 08:00
Nga DOSJA

SUEDI - Atleti Armand Duplantis arriti rekordin e tij të 15-të botëror radhazi në garën e kërcimit me shkop, duke fituar edicionin e pestë të Mondo Classic, një takim World Indoor Tour Silver i mbajtur në Uppsala të Suedisë, me një lartësi prej 6.31 m.
Ishte kjo një garë e organizuar direkt prej tij që nga viti 2022, me një nga përmbajtjet më të larta teknike të të gjitha kohërave për sa i përket pjesëmarrësve, pasi tetë nga nëntë konkurrentët kishin një rekord personal mbi 6 metra, dhe i nënti prej 5.96 m.
Për fenomenin 26-vjeçar suedez, një jashtëtokësor të vërtetë në botën e atletikës, gara shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, e karakterizuar në fakt nga vetëm 4 kërcime, me 5.65 m, 5.90 m, 6.08 m., dhe ai i fundit i rekordit të ri, me provat gjithmonë të kapërcyera në përpjekjen e pare.
Ai që mund të dukej një kundërshtar i fortë për të, greku Emmanouil Karalis, i cili deri më sot mburrej me kërcimin më të mirë të sezonit prej 6.17 m. pak ditë më parë, pati një mbrëmje pak më poshtë mesatares, duke u ndalur në 5.80 m. në vendin e shtatë në finale, në garën ku norvegjezi Sondre Guttormsen u rendit i dyti me 6.00 m. dhe amerikani Zachery Bradford i treti me 5.90 m.

B.T (Dosja.al)
Sport
13 Mars 2026, 07:30
ITALI - Pas fitores në derbin e së dielës së kaluar, falë një goli të Estupinanit, Milani i Allegrit ka shkurtuar...
Sport
12 Mars 2026, 21:13
FRANCE - Shtatëdhjetë e dy sekonda. Kaq i duhej Strasburgut për të marrë kryesimin në ndeshjen e parë të raundit t&eum...
Sport
12 Mars 2026, 20:59
ITALI - Raundi i parë i derbit të Europa League midis Bolonjës dhe Romës përfundoi në barazim. Bol...
Sport
12 Mars 2026, 19:30
SHBA - “Ekipi kombëtar iranian është i mirëpritur në Kupën e Botës, por unë nuk mendoj se prania e tyre &eu...
Sport
12 Mars 2026, 19:00
TIRANE - Sulmuesi libian Emanuel Ernest e mbyll shumë shpejt aventurën e tij me Tiranën. Vetë futbollisti e ka konfirmuar ndarjen e rrug&e...
Sport
12 Mars 2026, 18:45
ITALI - Lufta ka ngatërruar jetën e Roberto Mancini dhe në ekipin Al Saad të Dohas. Ish-trajneri i kombëtares italiane nuk do t&...
Sport
12 Mars 2026, 18:30
ANGLI - Pedro Neto mund të jetë në telashe pas një incidenti në humbjen 5-2 të Chelseat ndaj PSG-së të m&eum...
Sport
12 Mars 2026, 18:00
David Villa, ish-lojtar i Atlético Madridit
SPANJE - David Villa, një legjendë e futbollit spanjol, kampion i ligës me ...
Sport
12 Mars 2026, 17:30
Pep Guardiola, në momentin vendimtar të sezonit
ANGLI - Pas humbjes dërrmuese të pësuar të mërkurën në ndeshje...
Sport
12 Mars 2026, 17:00
SPANJE - Real Madridi mundi Manchester Cityn 3-0 në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve....