7 Mars 2024, 16:15
Nga DOSJA
ZVICER - Në dy faza orare, 18:45 dhe 21:00, sot startojnë ndeshjet e para të raundit të 1/8-ve në Europa League. Roma-Brighton konsiderohet si një prej dueleve më të forta.
Skuadra e Daniele De Rossit po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe nën drejtimin e ish-kapitenit po tregon një tjetër fytyrë. Italianët kaluan Feyenoordin me shumë vështirësi një tur më parë. Tani gjejnë anglezët që drejtohen nga De Zerbi. “Pulëbardhat”, në katër ndeshjet e fundit në Europa League kanë marrë po kaq fitore. Madje pa pësuar gol.
Milani në anën tjetër, pasi kaloi Rennes pa shumë sforco, do të matë forcat me çekët e Slavia Prague. Kuqezinjtë shihen si favoritë, por përballë do të kenë një kundërshtar që vjen si i pari i grupit të tij. Në këtë edicion ka pësuar vetëm 3 humbje në të gjitha garat. Në “San Siro”, të besuarit e Piolit do synojnë t’i mbyllin llogaritë në mënyrë që të mos i lënë asgjë rastësisë pas një jave.
Liverpooli është mes pretendentëve për të fituar këtë kompeticion, por kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për të besuarit e Klopp. “The Reds” do të luajnë ndeshjen e parë në Çeki, me Spartën e Prages, ku aktivizohen Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.
Skuadra e dy kuqezinjve shqiptarë eliminoi gjigantët e Galatasaray në raundin e mëparshëm. Teksa synohet një tjetër mrekulli. Anglezët garojnë dhe për titullin në Premier League dhe në fundjavë do të masin forcat me Manchester Cityn.
Bayer Levekusen do të ndeshet për të tretën herë këtë edicion me Qarabagun e Redon Xhixhës. Pas sfidave të grupit, “Aspirinat” e pamposhtura deri tani do të kërkojnë kualifikimin në çerekfinale. Shumë interesante edhe përballja gjermano-angleze: Freiburg-West Ham.
Ekipi londinez ka gjetur ritmin e duhur teksa vjen pas dy fitoresh rresht, ndërkohë që Freiburgu kaloi jo pa vështirësi Lensin (me shtesë). Mjaft të ekuilibruara duken Benfica-Rangers dhe Marseille-Villarreal. Ndeshjet e kthimit të këtij raundi do të luhen javën e ardhshme.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Mars 2024, 15:49
ANGLI - Manchester City është i kënaqur me kalimin e Kylian Mbappe te Real Madrid. Kështu thotë Julian Laurens, një gaze...
Sport
7 Mars 2024, 15:38
ANGLI - 'The Athletic' raporton këtë të enjte se Dean Austin, kreu i rekrutimit të Coventry, po shqyrton marrjen e masave ligjore në ...
Sport
7 Mars 2024, 15:14
AUSTRI - “Çështja Horner” dhe pasojat e tij vazhdojnë të jenë në fuqi. Red Bull Racing nuk konfirmon, por, ...
Sport
7 Mars 2024, 15:04
ITALI - Gabriele Gravina, president i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), është regjistruar nga Prokuroria e Romës, si ...
Sport
7 Mars 2024, 12:52
ITALI - Dy tifozë të Brighton janë shtruar në spitalin e Romës, pasi u goditën me thikë në prag t&eu...
Sport
7 Mars 2024, 12:39
ANGLI - Jürgen Klopp do të largohet nga pankina në një sezon që përfundon në qershor, por kjo nuk do të thotë ...
Sport
7 Mars 2024, 12:27
FRANCE - Kylian Mbappé, përtej të qenit një futbollist i jashtëzakonshëm dhe padyshim ndër më të mirët sot...
Sport
7 Mars 2024, 11:55
ANGLI - Maria Sharapova (36 vjeç) u bë ylli i spektaklit Valentino në Javën e Modës në Paris.
Biznesmenia e mediave rus...
Sport
7 Mars 2024, 11:18
SPANJE - Dani Olmo (25 vjeç) dhe Xavi Simons shkëlqyen në 180 minutat ndaj Real Madidit, ndaj katalanasit teksa qajnë për largimin ...
Sport
7 Mars 2024, 10:31
KATAR - Te Salt Bae është një nga restorantet më të famshëm në botë. Vetëm në llogarinë e tij...