LIVE UPDATES
Sport

Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ Trajneri Tedesco: “Të gjithë rivalët janë të fortë, do të japim maksimumin”

“Në futbollin e të rinjve, përfaqësimi dhe mënyra si performon në fushë, është ajo që vlerësohet, jo rezultati. Nuk do të jetë e vështirë për t’i motivuar lojtarët, sepse do të jenë shumë krenarë që do të futen në fushë për të përfaqësuar vendin e tyre”

1 Prill 2025, 15:00 Nga DOSJA

Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ Trajneri Tedesco: “Të

TIRANE - Trajneri i Kombëtares U-17, Andrea Tedesco, foli për mediat pas shortit të Kampionatit Europian, ku Shqipëria njohu kundërshtarët në Grupin A. Kuqezinjtë do të përballen me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë, ndërsa trajneri Tedesco vlerësoi nivelin e lartë të skuadrave pjesëmarrëse, duke theksuar se çdo kundërshtar në grup do të ishte një sfidë e vështirë.

Gjithashtu, ai shprehu krenarinë për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë turne dhe theksoi se ekipi do të japë maksimumin në çdo ndeshje. Trajneri i Kombëtares U-17 foli edhe për rëndësinë e identitetit të skuadrës dhe objektivat e zhvillimit të lojtarëve në këtë kompeticion elitar.

Shorti? - Folëm më parë edhe me kolegët për këtë çështje. Të gjithë rivalët në grup janë mjaft të fortë. Cilido ekip të kishte qenë kundërshtari ynë në grup, do të ishte e vështirë, sepse janë 7 skuadra të forta që vijnë nga federata që investojnë shumë te futbolli i të rinjve.

Përballja me Italinë? - Si italian që jam, do të kishte qenë diçka e bukur që të kishim përballë Italinë, por në këtë fazë ku jemi, të gjitha skuadrat janë të mëdha dhe do të kemi sfida të bukura përpara. Unë jam këtu për të përfaqësuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe mbaj një peshë përgjegjësie për ta përfaqësuar sa më mirë këtë vend, si në aspektin futbollistik, por edhe në esencën e turneut.

Kë do të dëshironit të kishit përballë nga grupi B? - Nëse duhet të zgjedh një skuadër, unë do të them Italinë. Ky është një event unik, jam i kënaqur dhe krenar që përfaqësoj Shqipërinë dhe jam i sigurt që të gjithë lojtarët do të japin maksimumin. Ata do të futen në fushë për të bërë më të mirën dhe për të përfaqësuar kombin.

Çfarë duhet të kenë parasysh lojtarët në Kampionatin Europian? - Është shumë e rëndësishme që të vlerësojnë përfaqësimin që kemi në raste të tilla. Në futbollin e të rinjve, përfaqësimi dhe mënyra si performon në fushë është ajo që vlerësohet, jo rezultati. Nuk do të jetë e vështirë për t’i motivuar lojtarët, sepse do të jenë shumë krenarë që do të futen në fushë për të përfaqësuar vendin e tyre. Duhet të kemi një lloj identiteti, në mënyrë që ata që na shikojnë nga jashtë të vërejnë rritjen e kësaj skuadre. Futbollistët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion, në vazhdim do të kenë një lloj ngritjeje profesionale dhe duhet të jenë krenarë për investimin që është bërë nga ana e Federatës.

Organika e lojtarëve në Europian? - Në këtë aspekt jam shumë i lumtur, sepse kam pasur mundësinë të kem shumë lojtarë në vëzhgim. Do të zgjedhim ata që janë më të mirët, jo vetëm për këtë kompeticion, por edhe për të ardhmen e grupmoshave të tjera pas U-17. Kur flasim për të rinjtë, është shumë e lehtë të gabosh, sepse në 6 muaj ose në një vit mund të ketë një evolucion të madh te një lojtar. Është shumë ndryshe nga ajo që mund të shikosh momentalisht. Së bashku me stafin dhe drejtorin teknik, do të mundohemi të bëjmë zgjedhjet e duhura për lojtarët që do të jenë edhe në të ardhmen pjesë e ekipit, por që do të jenë edhe në kushtet më të mira fizike dhe futbollistike për këtë kompeticion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s