2 Qershor 2023, 20:00
Nga DOSJA

ANGLI - Manchester United është i vetmi ekip anglez që ka fituar (1999) "trisin" e trofeve, një nga shtatë skuadrat evropiane që e kanë bërë këtë.
Të shtunën (16:00) në “Wembley” të Londrës, ajo do të përpiqet të mbrojë veçantinë e arritjes së saj, kur në finalen e FA Cup do të përballet me kampionët e Anglisë, Manchester City.
Skuadra e Pep Guardiolës, nga ana tjetër, do të tentojë hapin e dytë në rrugën drejt “trisit”, përpara atij të tretë dhe të fundit një javë më vonë (10/6), në finalen e Champions League kundër Interit në Stamboll.
“Dua të fitoj”,- tha trajneri holandez i Manchester United, Erik Ten Haag sot në konferencën e tij për shtyp për ndeshjen e nesërme. “Dhe për ta bërë këtë, ne duhet t'i ndalojmë ata. Duhet të japësh gjithçka për të fituar Kupën. Kemi një mundësi të madhe dhe duam ta shfrytëzojmë. Ne luftuam shumë për të arritur në finale dhe të luajmë me Cityn e bën më të mirë.
Jemi në një fazë zhvillimi, rruga që kemi ndjekur është padyshim e duhura. Në verë do të jetë e rëndësishme të vazhdoni në këtë rrugë. Sepse qëllimi është dhe mbetet ta kthejmë këtë klub aty ku meriton”,- shtoi Ten Haag, i cili për përfshirjen e Anthony theksoi: “Nuk ka gjasa, ka ende një shans, por është me të vërtetë një shans i vogël. Ai nuk ka bërë asnjë përparim. Ai ka ende një shans, por mendoj se nuk ka gjasa që ai të jetë i disponueshëm”.
I pyetur më pas nëse kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij, trajneri holandez u përgjigj: “Nuk e di. Unë kam luajtur edhe të tjera. Është padyshim një ndeshje e rëndësishme, por nuk dua të gjykoj se cila është ndeshja më e rëndësishme”.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 Qershor 2023, 19:45
ANGLI - Manchester City do të përballet me një skuadër shumë të ndryshme nga Manchester United që mposhti 6-3 n&e...
Sport
2 Qershor 2023, 19:02
ITALI - Rafael Leao do të jetë futbollist i Milanit deri në vitin 2028. Asi ndërkombëtar portugez ka nënshkruar nj&eum...
Sport
2 Qershor 2023, 18:00
ZVICER - Ka nisur hetimi për atë që ndodhi pas ndeshjes Romë-Sevilje. Në fakt, UEFA ka hapur një procedurë dis...
Sport
2 Qershor 2023, 17:45
ITALI - Jose Mourinho do të shkojë me pushime të hënën. Nuk e tha rastësisht pas ndeshjes në Budapest, ishte n...
Sport
2 Qershor 2023, 15:22
ZVICER - Rasti nuk u zvarrit. Pak orë pas zbulimit nga The Guardian për pjesëmarrjen e Szymon Marciniak në një tubim të s&e...
Sport
2 Qershor 2023, 15:02
KINE - Pas tre vitesh kufizime për Covid, tifozët kinezë të futbollit do të mund të ndjekin sërish ndeshjet ndërkomb&eum...
Sport
2 Qershor 2023, 14:49
ANGLI - Të moshuarit e njihnin atë si një futbollist profesionist përpara se të përqafonte karrierën e tij të aktrimit...
Sport
2 Qershor 2023, 13:00
ANGLI - Manchester City e ka fituar Premier League, por deri në fund të sezonit, ka edhe dy finale të tjera dhe po aq kupa para vetes.
Së...
Sport
2 Qershor 2023, 12:30
ARGJENTINE - Teksa Mauro Icardi fitoi kampionatin në Turqi me ‘Galatan’, Wanda Nara ka... telashe në Argjentinë...
Sport
2 Qershor 2023, 12:00
SPANJE - Dani Alves ndodhet në paraburgim që nga janari i kaluar dhe çështja e tij po ndërlikohet gjithnjë e më shumë...