27 Qershor 2023, 09:20
Nga DOSJA

ANGLI - Pas largimit të Koulibaly dhe Kante, ‘eksodi’ do të vazhdojë te Chelsea. Përveç Kovacic, Ziyech dhe Mendy, shumë pranë nënshkrimit për një klub të ri, së shpejti do të bëjnë gati valixhet edhe dy ‘blu’ të tjerë.
Një prej tyre është Cesar Azpilicueta, i cili aktualisht është duke negociuar lirimin e tij nga klubi londinez, thotë Fabrizio Romano. Mbrojtësi spanjol, i cili ka luajtur më shumë se 500 ndeshje me ngjyrat ‘blu’, tashmë ka arritur një marrëveshje me Interin për një qira dyvjeçare. Marrëveshja mund të mbyllet shpejt.

I zbritur në hierarkinë e mesfushorëve, Ruben Loftus-Cheek gjithashtu e gjen veten në proces largimi. Megjithatë sipas Romanos, edhe anglezi do të vazhdojë karrierën në Milano, por në krahun ‘kuqezi’. Milani janë afër një marrëveshjeje transferimi prej 20 milionë eurosh me Chelsean. Lojtari dëshiron t'i bashkohet “San Siros”, ndërsa pret që të zgjidhen detajet përfundimtare. ‘Eksodi’ ka filluar te Chelsea dhe nuk duket se do të ndalet.

B.T (Dosja.al)
Sport
27 Qershor 2023, 09:00
FRANCE - Prej disa javësh, Luis Campos ka luajtur në shumë tavolina për të forcuar organikën e PSG-së edhe para emërimit...
Sport
27 Qershor 2023, 08:40
ANGLI - A do të largohet Riyad Mahrez? Eldorado e re e futbollit botëror, Arabia Saudite, nuk resht kurrë së ofruari kontrata XXL p&eum...
Sport
27 Qershor 2023, 08:20
SPANJE - Shëndeti i Sergio Rico është duke u përmirësuar. Viktimë e një aksidenti gjatë një kalërimi m&eu...
Sport
27 Qershor 2023, 08:00
ANGLI - Ai mbërriti i vetëm, në këmbë, në orën 11:50, të hënën, në Chester Crown Court dhe u largua ...
Sport
26 Qershor 2023, 19:51
ARABI SAUDITE - Arabia Saudite duket e vendosur të... ndërtojë futbollin e vendit dhe për ta bërë këtë tashmë ...
Sport
26 Qershor 2023, 19:31
ANGLI - “Lamtumirë” emocionale nga Ilkay Gungodan, kapiteni i Manchester Cityt, klubit që ai përfaqësoi në shtatë se...
Sport
26 Qershor 2023, 18:31
ANGLI - Manchester City tashmë ka arritur një marrëveshje në parim me Josko Gvardiol, gjë e domosdoshme për t’u përgati...
Sport
26 Qershor 2023, 18:12
ANGLI - Në 2002/03, kur u largua nga Leeds për Manchester United, Rio Ferdinand u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori n&eu...
Sport
26 Qershor 2023, 17:47
FRANCE - Luis Enrique pritet në Paris të mërkurën, për të nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 ...
Sport
26 Qershor 2023, 17:35
SPANJE - Frank Kessié (26) ka befasuar tifozët katalanas këtë të hënë duke u shfaqur në një video n&eu...