6 Shkurt 2023, 21:01
Nga DOSJA
TURQI - Mes të mbijetuarëve të tragjedisë në Turqi dhe Siri, ka qenë për fat të mire edhe një ekip sportiv shqiptarë. Bëhet fjalë për pjesëtarët e ekipit të mundjes të Kosovës, të cilët u detyruan të lënë gjithçka prapa vetes në hotelin e tyre në Kahramanmarash të Turqisë, për t’i shpëtuar tërmetit të fuqishëm që goditi këtë vend.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes të Kosovës (FMK), Genci Fazlija, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se mundësit e rinj të Kosovës dhe përfaqësuesit e Federatës janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pak në fillim kemi qenë të traumatizuar. Tani e kemi tejkaluar pak se ka qenë tmerruese, e papërshkrueshme. Krejt objektet rreth nesh janë shkatërruar, vetëm hoteli ku ishim ne, mbeti në këmbë”, thotë Fazlija.
Mbi 1.900 njerëz raportohet të kenë mbetur të vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e këtij tërmeti me magnitudë prej 7.8 ballësh të Rihterit, që goditi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës zona në të dyja shtetet. Qindra persona mbeten ende të ngujuar nën rrënoja.
Fazlija thotë se mundësitë e Kosovës i ndihmuan autoritetet në shpëtimin e disa personave të ngujuar, pasi kishin dalë vetë nga hoteli i tyre.
“Kemi nxjerrë njerëz nga gërmadhat sa kemi mundur, derisa u lagëm krejt, sepse binte borë dhe shi. Pastaj, policia na falënderoi dhe na preferoi të largoheshim dhe u larguam”, rrëfen Fazlija.
Ekipi i mundjes i Kosovës – i udhëhequr nga trajneri Ziber Xhoni dhe mundësit Fatlum Braka, Bleonit Bytyqi dhe Egzon Xhoni – kishte udhëtuar drejt Turqisë për të marrë pjesë në turneun dyditor “12 Shkurti”, i cili është pjesë e kalendarit zyrtar të garave ndërkombëtare të mundjes.
I gjithë ekipi ishte i vendosur në tri dhoma të ndryshme në hotelin e tyre në Kahramanmarash dhe Fazlija thotë se ata ishin bashkuar shpejt në korridor, pasi u zgjuan nga zhurmat e shkaktuara nga tërmeti.
“Edhe në hotelin tonë binin poçet elektrike, qeramika, knaufi… binin copa sa mundeshin. Edhe shkallëve [kur kemi dalë] ka qenë rrezik, por mirë ka kaluar gjithçka. Por, kemi qenë në rrezik… dy ndërtesa 20-katëshe u rrëzuan aty afër nesh”, thotë Fazlija.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Shkurt 2023, 20:51
TURQI - Më shumë se 2300 njerëz humbën jetën në dy tërmete të forta që goditën sot Turqinë juglindore. Ky...
Sport
6 Shkurt 2023, 20:38
TURQI - Ministri i Sportit dhe Rinisë së Turqisë, Mehmet Kasapoglu, ka njoftuar për momentin pezullimin e të gjitha garave sportive n...
Sport
6 Shkurt 2023, 20:23
TURQI - Trajneri i Malatyaspor, Yilmaz Vural, konfirmoi mëngjesin e kësaj të hëne vdekjen e portierit Eyüp Türkaslan, 28 vj...
Sport
6 Shkurt 2023, 20:12
SPANJE - Real Madridi është nisur pasditen e kësaj të hëne për në Marok, ku do të luajë për Kupën ...
Sport
6 Shkurt 2023, 19:57
SPANJE - Zyra e Prokurorit Publik në Spanjë mori një qëndrim kundër lirimit të përkohshëm të Dani Alves, i cili u...
Sport
6 Shkurt 2023, 19:40
BRAZIL - Një sherr i dhunshëm ka shpërthyer në mes të një ndeshjeje, këtë të dielë në Brazil, mes lojta...
Sport
6 Shkurt 2023, 18:51
TURQI - Dëshmia tronditëse e trajnerit të Adana Demirspor, italianit Vincenzo Montella, i cili përshkroi skenat horror të përjetua...
Sport
6 Shkurt 2023, 18:24
FRANCE - PSG po rikuperon forcat për angazhimet e saj të radhës. Sergio Ramos dhe Neymar janë rikthyer në...
Sport
6 Shkurt 2023, 18:10
KATAR - Federata e Futbollit të Katarit ka njoftuar punësimin e Carlos Queiroz, si trajnerin e ri të kombëtares, për të z&eum...
Sport
6 Shkurt 2023, 17:57
ANGLI - Është lajmi i ditës. Premier League akuzon Manchester Cityn për një sërë parregullsish në llogarit&eum...