4 Shkurt 2024, 10:00
Nga DOSJA

SPANJE - Eden Hazard, i cili i dha fund karrierës së tij në tetor të vitit të kaluar dha një intervistë për “France Football”, ku siguroi edhe një herë se nuk i pëlqente stërvitjet dhe ku siguroi, se nuk ishte në gjendje të ndiqte nivelin e profesionalizmit të Cristiano Ronaldos, pavarësisht se, ai mendon që në "futbollin e pastër", ai ishte më i mirë se ndërkombëtari portugez.
"Unë nuk do të kisha mundur të kisha një karrierë si ajo e CR7. Pas stërvitjes, rrini një orë duke bërë dush të ftohtë? Jo. Më lini me miqtë e mi, të shkoj në shtëpi dhe të luaj me letra ose të pijë një birrë. Rikuperimi im ishte te luaja me femijet e mi në kopësht për dy orë.
Cristiano është shembulli i një futbollisti të mirë, por po të bëja si ai do të isha djegur. Nuk shkoja në palestër çdo tre ditë dhe unë gjithashtu nuk bëja tre orë fizioterapi për t'u rikuperuar”,- tha ish-anësori belg, para se të fliste për lojtarët që e befasuan më shumë.
"Messi është ndoshta i vetmi. Mendoj se ai është më i madhi në histori. Është e pamundur t'i heqësh topin. Cristiano është një lojtar më i madh se unë, por besoj se, për sa i përket futbollit të pastër, ai nuk ishte më i mirë se unë. Neymar, ndoshta. Pastaj, jo më të mirë se unë, ka shumë lojtarë të mirë te Real Madrid si, Benzema, Modric, Kroos, ata marrin frymë nga futbolli”,- shtoi ai.
Aktualisht 33-vjeçari belg Hazard kujtoi kritikat që merrte gjithmonë për mbipeshën dhe për mospërkushtimin ndaj stërvitjeve. "Të shkoja në stërvitje ishte m**. Arrija, nuk lidhja as lidhëset dhe thosha: 'Ta bëjmë, në rregull'. Më pas, ata filluan të vinin re se unë merrja topin dhe performoja në fushë, gjë që kishte rëndësi.
Fitonim dhe të gjithë ishin të kënaqur. Pesha e tepërt? Nuk them se e teproja me ushqimin, por nuk i kushtoja vëmendje, nuk shkoja çdo ditë në McDonald's, por nuk i kushtoja ndonjë rendësi ushqimit. Më pëlqen të ha. Dietat janë të kota. Veç nëse doni të luani deri në moshën 40 vjeç, por e dija që kjo nuk do të ishte kështu”,- përfundoi ai.
Duhet theksuar se Eden Hazard, një ndërkombëtar belg në 126 raste, u largua nga futbolli në tetor 2023 nga Real Madrid dhe mbeti pa klub. Ai i dha fund futbollit…
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Shkurt 2024, 09:30
SPANJE - Carlo Ancelotti i është përgjigjur këtë të shtunë deklaratave të fundit të presidentit të Barcelon&...
Sport
4 Shkurt 2024, 09:11
PORTUGALI - Skena të pabesueshme me disa të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital në gjendje të r...
Sport
4 Shkurt 2024, 09:00
SPANJE - Xavi nuk u përmbajt në kritikat ndaj arbitrimit, pasi Vítor Roque u përjashtua me karton të kuq në fitoren ...
Sport
4 Shkurt 2024, 08:30
HONG KONG - Pas humbjes ndaj Al Hilal të Jorge Jesus dhe Al Nassr (pa Cristiano Ronaldo), Inter Miami vazhdoi turneun e tyre par...
Sport
4 Shkurt 2024, 08:00
FRANCE - Kylian Mbappé te Real Madridi? Trendi tashmë duket se po merrte formë kohët e fundit dhe nga ana pariziane, vendosëm t'i kon...
Sport
4 Shkurt 2024, 07:48
ANGLI - Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, debutoi të shtunën me skuadrën e tij të re të Fulhamit. Ai u fut në fushë...
Sport
4 Shkurt 2024, 07:30
SPANJE - Real Sociedad dhe Girona, të shtunën, neutralizuan njëri-tjetrin (0-0) gjatë ditës së 23-të të kampionatit span...
Sport
3 Shkurt 2024, 21:41
SPANJE - E nisur në mënyrë perfekte java e 22-të, nga goli i nëntë i Robert Lewandowskit në La Liga këtë sezon, F...
Sport
3 Shkurt 2024, 21:17
GJERMANI - Para ndeshjes së tyre të shtunën e ardhshme në “BayArena” (18:30), Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich ruajtën ...
Sport
3 Shkurt 2024, 20:45
ITALI - Ky është një rast që autoritetet italiane e kanë ndjekur prej disa javësh dhe disa nga elementet e fundit janë raport...