Zjarret "pushtojnë" vendin, Fushë-Kruja prej tre ditësh në luftë me flakët, në Mallakastër rrezikohen banesat
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Nisin tensionet p...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Përmes një deklarate publike, Federata Serbe i siguron qytetarët serbë se i ka hequr simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s.
SERBI - Parimet universale të sportit gjithnjë triumfojnë përballë barrierave të politikës. Por jo në Serbi. Kjo u pa më së miri në Kongresin e 49-të UEFA-s të mbajtur në Beograd.
Një ditë para mbajtjes së këtij kongresi, u duk se sporti po triumfon mbi politikën, pasi që në vendin e përgatitur për mbajtjen e kongresit në kryeqytetin serb, u pa i vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës, krahas 54 flamujve të shteteve anëtare të UEFA-s.
???????? Kosovo flag was displayed in one of the largest halls in Belgrade, Serbia, where the 49th UEFA Congress is being held. pic.twitter.com/6Dv0eN8CWs
— kos_data (@kos_data) April 2, 2025
Kjo bëri jehonë të madhe, pasi Serbia në çdo formë dhe hapësirë e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, që nga shpallja e saj në vitin 2008 dhe shfaqja e flamurit të Kosovës atje u pa si një fitore meritonte sportit.
Por, pa u bërë as 24 orë, Serbia iu kthye avazit të vjetër. Federata e Futbollit e Serbisë, si mikpritëse e Kongresit, fillimisht iu kërkoi falje gjithë qytetarëve serbë, siç tha për “lëshimin” e bërë të mërkurën mbrëma. Ndërsa, përmes një deklarate publike, i siguroi qytetarët serbë se i ka hequr simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s.
“Organizimi i jashtëzakonshëm u zbeh nga një neglizhencë e organizatorëve, të cilën një pjesëmarrës në Kongres u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jo-futbollistike. Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd”.

Deklarata e Federatës Serbe u bë e besuar, kur filluan të dalin pamje prej brenda kongresit. Madje, media të njohura ndërkombëtare si Associated Press shkrepi fotografi në momentin që dikush nga Këshilli Organizativ po i hiqte simbolet e Kosovës nga kongresi.
Pastaj, pësoi edhe fotografia tjetër nga tavolina e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretarit, Markus Weidner, që mbeti e vetmja nga të gjitha tavolinat tjera pa flamurin shtetëror.

B.T (Dosja.al)
SERBI - Numri një i UEFA-s ishte sot protagonist i një fjalimi të gjatë në Kongresin e Zakonshëm të “qeverisë&rdqu...
ANGLI - Ylli egjiptian, Mohamed Salah thuhet se mund të rinovojë kontratën e tij me Liverpoolin edhe për dy vite tjera, edhe përkund&eu...
TURQI - Pas ndeshjes së Kupës së Turqisë, ndërmjet Fenerbahçes dhe Galatasaray (1-2), ka ndodhur një incident mes trajner...
SERBI - Kongresi i UEFA-s në Beograd, ka treguar edhe një herë vlerat e mëdha të këtij sporti në misionin e bashkëpuni...
ITALI - Situata e të dëmtuarve te Bayern Munichu po bën që praktikisht të gjithë tifozët zikaltër në Itali q...
TURQI - ‘Shkëndijat’ e zakonshme fluturuan në derbin mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt, ndeshje e vlefshme për çe...
SPANJE - Barcelona e Hansi Flick fluturon në finalen e Kupës së Mbretit, pasi mposhti Atletico Madridin me një fitore të ngushtë...
HOLANDE - FC Voldendam mori një donacion bujar, pas fitores 2-0 kundër ekipit të të rinjve të Ajax Amsterdamit në kategorinë...
TIRANE - Federata e Futbollit dhe Federata e Basketbollit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim promovimin, zhv...
SHBA - Los Angeles FC i Hugo Lloris dhe Olivier Giroud dolën fitues (1-0) nga ndeshja e madhe e çerekfinaleve të Ligës së...