Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Përballja e shumëpritur ka sjellë edhe zhvillime të pazakonta jashtë fushës. Për herë të parë, Federata e Futbollit të Sllovenisë është detyruar të pezullojë përkohësisht procesin e shitjes së biletave, për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kosovës.
SLLOVENI - Kombëtarja e Kosovës do të luajë më 15 nëntor një nga ndeshjet më vendimtare në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, përballë Sllovenisë në transfertë. Një pikë nga kjo përballje do të ishte e mjaftueshme që “Dardanët” të sigurojnë një vend në fazën “play-off”. Por përballja e shumëpritur ka sjellë edhe zhvillime të pazakonta jashtë fushës. Për herë të parë, Federata e Futbollit të Sllovenisë është detyruar të pezullojë përkohësisht procesin e shitjes së biletave, për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kosovës.
Në një njoftim zyrtar, federata sllovene ka bërë të ditur: “Për blerjen e biletave në sektorin e mysafirëve, ju lutemi kontaktoni federatën e futbollit të ekipit mysafir. Gjatë blerjes së biletave në sektorin për tifozët sllovenë, duhet të respektohen rreptësisht të gjitha rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga organizatori. Hyrja në stadium (përveç sektorit të mysafirëve) NUK do të lejohet me simbole të përfaqësueses së Kosovës”.
Kjo do të thotë se të gjitha biletat për sektorin e tifozëve kosovarë tashmë janë nën menaxhimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Megjithatë, duket se shumë tifozë shqiptarë kanë arritur të sigurojnë bileta edhe në sektorë të tjerë, pasi interesimi ka qenë kaq i madh sa federata sllovene u detyrua të ndalë përkohësisht shitjen. Tashmë pritet që stadiumi në Slloveni të ketë një atmosferë të zjarrtë, ku “Dardanët” do të jenë të pranishëm në numër të madh për të mbështetur përfaqësuesen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli kualifikues.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Liverpooli pësoi humbjen e katërt radhazi për herë të parë që nga viti 2014, këtë herë në “...
ELBASAN - Ka përfunduar ndeshja Elbasani – Vora me shifrat 1 - 2 për të besuarit e Arjan Bellait në ndeshjet e fundit të javë...
KAZAKISTAN - Nazmi Gripshi është në një formë të shkëlqyer në kampionatin kazak, ku ka realizuar një tjetër go...
ITALI - Interi ka regjistruar një arritje historike në Serinë A, duke u bërë skuadra e parë ndonjëherë që fiton pes...
KORCE - Është mbyllur java e 7-të e Kategorisë së Parë, ku Skënderbeu ka marrë një tjetër fitore të r&eum...
SENEGAL - Një futbollist i ri është vrarë në mënyrë tragjike nga rrëmbyesit, pasi familja e tij nuk arriti të sigur...
Sinner dhe Alcaraz, pas finales në Riad ARABIA SAUDITE - Carlos Alcaraz, i cili humbi finalen e Six Kings Slam ndaj Jannik Sinner 2-6, 4-6 ...
ARGJENTINE - Futbolli argjentinas nuk priti daljen në pension të Lionel Messit për të shpallur trashëgimtarët e tij. Në mos...
SPANJE - Hansi Flick nuk është i njëjti trajner që ishte sezonin e kaluar. Diplomacia e patëmetë me të cilën ai i p&eu...
SPANJE - Real Madridi tashmë po planifikon të ardhmen e mbrojtjes së tij. Shtëpia e Bardhë dëshiron të forcoj&eum...