Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
‘Forbes’ pret projektin e pronarit miliarder të Inter Miami, Jorge Mas, dhe zbulon detaje të kontratës së argjentinasit…

SHBA - Verën e kaluar, Lionel Messi u largua nga Paris Saint-Germain për t'u bashkuar me Inter Miami dhe e ktheu menjëherë fatin e klubit, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë pesë asistime në 14 ndeshjet e fundit të atij sezoni, duke i ndihmuar ata të fitojnë trofeun e tyre të parë ndonjëherë.
Këtë vit, 36-vjeçari bëri një fillim të fortë në sezonin e ri të MLS, duke shënuar pesë gola dhe dy asistime në pesë paraqitjet e tij të para në të gjitha garat përpara se të pësonte një dëmtim.
Miami është përpjekur ta joshë Messin larg Evropës që para vitit 2020, me pronarin e klubit, Jorge Mas, që është takuar me agjentin e tetë herë fituesit të “Topit të Artë” dhe babain e tij, Jorge Messi, në shtator 2019. Dhe u desh një pagë shumë e madhe për të bindur argjentinasin të largohet nga kontinenti i vjetër.
Sipas ‘Forbes’, që mbulon sipërmarrjen e Jorge Mas në Inter Miami, paga e argjentinasit në Florida është shumë më pak se oferta prej 400 milionë dollarë në vit (369 milionë euro) që ai refuzoi nga liga e Arabisë Saudite, dhe ai është ende ndër lojtarët më të paguar në futbollit botëror.
Mas pretendoi se Messi fiton midis 50 dhe 60 milionë dollarë (46 milionë euro) në para të garantuara çdo vit. Ai gjithashtu ka potencialin për më shumë përmes marrëveshjeve individuale të "ndarjes së të ardhurave" me Apple dhe Adidas.
Ekziston edhe një 'klauzolë e David Beckham' në kontratën e tij, e cila i lejon argjentinasit të marrë pronësinë e klubit, pa pasur nevojë për një blerje.
Është e paqartë se kur do të varë Messi këpucët. Në Miami ai ka kontratë deri në vitin 2025, me opsion edhe për një vit. “E di që në momentin që ndihem sikur nuk jam më në gjendje të performoj, se nuk po kënaq më ose nuk po i ndihmoj shokët e skuadrës, do të largohem”, tha ai së fundmi në një intervistë në podkastin e Big Time.
B.T (Dosja.al)
SKOCI - Këtë të diel, Rangers dhe Celtic shkruajnë një faqe tjetër, të 439-tën, të një rivaliteti sheku...
SPANJE - I huazuar nga Manchester City deri në fund të sezonit, João Cancelo ra dakord të bënte marrëveshje financiare pë...
ITALI - Derbi i Italisë, Roma-Lazio po afron. Daniele De Rossi dhe Igor Tudor kanë ide të qarta për sku...
ITALI - Mbrëmjen e së shtunës (18:00) do të zhvillohet derbi tradicional ndërmjet Romës dhe Lazios, në kuad...
ITALI - Derbi i Romës është një ndeshje ndryshe nga të gjitha të tjerat dhe nuk do të jenë vetëm skuadrat n&...
ITALI - Victor Osimhen për të 'harruar' Kylian Mbappé. Te PSG, strategjitë duket se po shfaqen pas lamtumirës tashm&...
SPANJE - Me mbërritjen te Real Madrid në vitin 2018, Brahim Díaz nuk arriti të gjente vend te ‘Merengues’ dhe u hu...
ITALI - I transferuar në vitin 2022 te Bologna nga Bayern Munich për 8.5 milionë euro, Joshua Zirkzee pati një sezon të par...
ARABIA SAUDITE - Ishte vërtet e drejtë. Pa bindur, Al Nassr fitoi (1-0) në shtëpinë e Damac, në raundin e 27-të të Lig...
ITALI - Sipas trajnerit të Milanit, Rafael Leão do të jetë shumë i rëndësishëm në këtë fazë vend...