26 Qershor 2023, 15:55
Nga DOSJA

TIRANE - Për rastësi, Shqipëria dhe Republika Çeke bëjnë pjesë në grupin ‘E’ të kualifikueseve të për “Euro 2024” që do të zhvillohet në Gjermani. Pas tri ndeshjesh, kombëtarja çeke kryeson grupin me 7 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 6 pikë.
Ndërkohë, që të dyja kombëtaren ende nuk janë përballur, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, ky natyrisht temë diskutimi kanë qenë ndeshjet e kombëtareve, si në Pragë ashtu edhe në Tiranë.
“Sot pata një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, z. Karel Urban. Diskutuam së bashku për zhvillimin e futbollit në vendin tonë dhe për dy ndeshjet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Çekisë në kualifikueset e Euro “Gjermani 2024”.
Ambasadori Urban vlerësoi rezultatet e kombëtares shqiptare dhe rritjen e futbollit shqiptar, ndërsa unë nga ana ime e sigurova se skuadra dhe tifozët çekë do të gjejnë një atmosferë të shkëlqyer dhe do ta kalojnë orë të bukura në Shqipëri me rastin e ndeshjes mes dy kombëtareve.
Gjithashtu, folëm edhe për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen veçanërisht në fushën e futbollit”.

Bëjmë me dije, se në kuadër të kualifikueseve të “Euro 2024”, kombëtarja e Shqipërisë do të luajë takimin e parë kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator, në orën 20:45 në Pragë, ndërsa takimi i kthimit, do të zhvillohet më 12 tetor, në orën 20:45 në “Air Albania” në Tiranë.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 Qershor 2023, 15:19
ITALI - Wojciech Szczesny iu kthye episodit të 13 prillit të kaluar, kur gjatë ndeshjes së Europa League kundër Sporting Lisb...
Sport
26 Qershor 2023, 12:30
FRANCE - Sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë Lucas Hernandez i afrohet Paris Saint-Germain. I etur për...
Sport
26 Qershor 2023, 12:13
FRANCE - Pavarësisht nga një fund zhgënjyes, ku përfundoi 11 dhe 12 pikë pas Lens (2) dhe PSG (1), Olympique Marseille qëndroi p&e...
Sport
26 Qershor 2023, 11:36
Luis Romo feston një gol të Meksikës kundër Hondurasit
SHBA - Meksika nuk mund ta niste më mirë edicionin 2023 për&...
Sport
26 Qershor 2023, 11:20
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit është partnere në mikpritjen e Kampionatit Europian Universitar të Futbollit, që organizohet ...
Sport
26 Qershor 2023, 11:02
SPANJE - Përfundon ‘telenovela’ Gündogan. FC Barcelona zyrtarizoi të hënën ardhjen e mesfushorit ndërkombë...
Sport
26 Qershor 2023, 10:40
ANGLI - Prezenca të jashtëzakonshme në “All England Club”, me Princeshën e Uellsit, Kate Middleton dhe legjendën e tenisi...
Sport
26 Qershor 2023, 10:20
ANGLI - Pesë ditë larg përfundimit të kontratës me Manchester United, portieri spanjol David De Gea vazhdon me një të ardhme ...
Sport
26 Qershor 2023, 10:00
ANGLI - Pasi sezoni mbaron, është e zakonshme këto ditë të shohësh yje të futbollit me pushime në destinacione të n...
Sport
26 Qershor 2023, 09:40
TURQI - Një zbulim i vërtetë i këtij sezoni 2022/23, Arda Guler, konsiderohet si talenti i ri i futbollit turk, me një të ardhme...