LIVE UPDATES
Sport

Duka: “Fuqia e lojës së futbollit na bën të bashkëpunojmë me çdo faktor!”

"Ndërtimi i urave lidhëse përmes futbollit", është projekti më i ri i Federatës Shqiptare të Furbollit!

1 Maj 2024, 01:01 Nga DOSJA

Duka: “Fuqia e lojës së futbollit na bën të

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të martë në stadiumin “Air Albania” eventin e rëndësishëm të lançimit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”.  Një strategji që paraqet planin e FSHF-së për të adresuar zgjidhjen e sfidave komplekse që mund të arrihen vetëm përmes bashkëpunimit me të gjithë aktorët në fushën e futbollit.

Të pranishëm në këtë event madhor dhe shumë të rëndësishëm ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Drejtuesi i Qëndrueshmërisë  në UEFA, Michele Uva, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Përfaqësuesi i UN Woman në Shqipëri, Michele Ribotta, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së për Shqipërinë, Fiona Mccluney, Ambasadori i FSHF-së për përgjegjësinë sociale, Jonid Ferhati si edhe përfaqësues klubesh, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, gazetarë, personalitete e legjenda të futbollit shqiptar, etj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni u shpreh se strategjia “Ndërtimi i Urave Lidhëse Përmes Futbollit” është shumë i rëndësishëm për të sensibilizuar çdokënd që t’i bashkohet iniciativave të FSHF-së për të ndikuar më përmirësimin e jetës në përgjithësi. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi se nëpërmjet fuqisë që ka loja e futbollit, FSHF-së do të tentojë të bashkëpunojë me të gjithë për të realizuar objektivat konkrete të kësaj strategjie.

“Faleminderit që keni ardhur sot në këtë ceremoni të prezantimit të strategjisë së FSHF-së, që emërtohet ‘Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit’. Që futbolli është loja më e bukur në botë, kjo nuk ka asnjë diskutim dhe çdo ditë e më shumë futbolli po bëhet ndikues edhe në përmirësimin e jetës. Për këtë jemi këtu sot në këtë ceremoni kaq të madhe, për të sensibilizuar çdokënd që t’i bashkohet iniciativave tona dhe strategjisë sonë për të ndikuar më përmirësimin e jetës në përgjithësi.

Dy janë çështjet kryesore të njerëzimit sot: përmirësimet mjedisore dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Përmes kësaj strategjie ne jemi munduar që të bëjmë një program të përcaktuar me objektiva të qarta për të realizuar dhe për të ndihmuar në përmirësimin e këtyre çështjeve.

Federata e Futbollit ka bërë vazhdimisht aktivitete me përgjegjësi sociale. Dhe përmes këtij aktiviteti sot, ne duam që të sensibilizojmë shoqërinë shqiptare që t’ bashkohet iniciativës tonë.

Kjo strategji quhet “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” sepse ne, nëpërmjet fuqisë që ka loja do të tentojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor, aktor e shoqatë për të realizuar objektivat konkrete të kësaj strategjie. Nuk jam i sigurt nëse do të fitojmë me Italinë apo nëse do të kalojmë grupin në Europian, por jam mëse i sigurt që do të realizojmë dhe do të tejkalojmë çdo objektiv që i kemi vënë vetes dhe do të ndikojmë fuqishëm për të bashkuar të gjithë faktorët në përmirësimin e jetës përmes futbollit.

Pa u zgjatur, dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Michele Uva-n, i cili e drejton këtë gjë në të gjithë Europën dhe është sot në Shqipëri dhe këtë projekt e shpërndan nëpërmjet skuadrës së tij në të gjitha skuadrat e federatave anëtare për përmirësimin e jetës në Europë. Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe ju ftoj për një bashkëpunim të mëtejshëm” – tha ndër të tjera Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, vlerësoi FSHF për nismën e ndërmarrë ku theksoi se Kombëtarja është e para që na integroi në Europë falë sukseseve në arenën ndërkombëtare dhe u shpreh besimplotë se projekti i strategjisë sociale do të ndihmojë në përmirësimin e jetesës përmes futbollit.

“Dua ta nis fjalën time me një falënderim të posaçëm për FSHF-në, që do të mbahet mend gjithmonë si e para që na integroi në Europë shumë përpara anëtarësimit të mirëfilltë. Gjithashtu dua t’ju përgëzoj Presidentin Duka, që pavarësisht se Europiani po troket në derë, FSHF është e fokusuar jo vetëm te loja por edhe te përgjegjësia e saj shoqërore.

Kjo është një barrë e rëndë të cilës ju po i përgjigjeni me barrën e udhëheqjes përmes shembullit. Sporti në përgjithësi e futbolli në veçanti ka një rol të jashtëzakonshëm për promovimin e barazisë gjinore, në luftën ndaj steriotipeve, racizmit apo paragjykimeve. Ka gjithashtu një rol kyç në promovimin e një jetese të shëndetshme dhe larg veseve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe FSHF janë aleatë të natyrshëm në avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta. Sporti shërben si një mjet i fuqishëm për fuqizimin e grave dhe vajzave. Kemi parë progres të jashtëzakonshëm në vitet e fundit dhe jam besimplotë që shumë suksese të tjera na presin të gjithë së bashku”, – tha Ministrja Koçiu në fjalën e saj përshëndetëse.

Duka: “Fuqia e lojës së futbollit na bën të

I ftuari special në lançimin e kësaj strategjie, Michele Uva, i cili mban postin e Drejtorit të Qëndrueshmërisë në UEFA, falënderoi FSHF-në dhe në veçanti kreun e këtij institucioni për iniciativën e rëndësishme dhe ftoi qeverinë dhe organizatat e ndryshme që të bashkëpunojnë me FSHF-në për të bërë të mundur përmirësimin e jetës përmes kësaj strategjie.

“Faleminderit Presidentit Armand Duka, Ministrave shqiptarë, faleminderit e gjithë familja e futbollit shqiptar – UEFA është krenare që është këtu sot. Jemi mbledhur për strategjinë “Ndërtimi i Urave Lidhëse Përmes Futbollit”. Dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit për hapjen e një dere për një të ardhme të ndritur dhe gjithëpërfshirëse. Falënderoj Presidentin Duka dhe Menaxherin e Përgjegjesisë Sociale dhe Mbështetjes së mjedisit. Për realizimin e objektivave të kësaj strategjie duhet të jemi të gjithë bashkë: Federata, qeveria, organizatat etj, në mënyrë që kjo fushatë të jetë reale. Në mënyrë që të arrijmë atë që themi, duhet të kemi një element të dytë: vizioni dhe udhëheqja. Ato fjalë qe themi duhet t’i zbatojmë, të hidhemi në veprim.

Koncepti i tretë është impakti: çfare mund të bëjmë ne për shoqërinë dhe si mund ta ndryshojmë. Futbolli mund të bëjë shumë. Dhe kjo arrihet me marrëveshje me shoqërine civile, për të rinjtë dhe fëmijët që janë ardhmja jonë. Jemi në plaftormën më të madhe në botë dhe për këtë arsye duhet ta shikojmë si përgjegjësi të madhe. Rritja e FSHF-së ka qenë shumë e madhe. FSHF dhe familja shqiptare e futbollit mund të mbështetet përherë tek UEFA. Ju uroj suksese në Europian” – tha Drejtori i Qëndrueshmërisë në UEFA, Michele Uva.

Duka: “Fuqia e lojës së futbollit na bën të

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së për Shqipërinë, Fiona Mccluney theksoi se futbolli i bën njerëzit bashkë. “Futbolli krijon një sens komuniteti dhe përkatësi edhe i sjell njerëzit së bashku, në ndjekje të klubit të tyre të zemrës, pa dallim race, gjinie dhe statusi socio-ekonomik. Futbolli mund të luajë rol të rëndësishëm në arritjen e objektivave të strategjisë së zhvillimit të qëndrueshëm: paqe, drejtësi dhe institucione të forta” – tha ndër të tjera Fiona Mccluney.

Duka: “Fuqia e lojës së futbollit na bën të

Përfaqësuesi i UN Woman në Shqipëri, Michele Ribotta, tha se bashkëpunimi me FSHF-në do të jetë i madh për të fuqizuar rolin e gruas në shoqëri. “Duke parë rolin dhe punën e madhe të FSHF-së që dua ta falënderoj, pasi futbolli luan një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave të mira. Sporti luan një rol të rëndësishëm në fuqizimin e figurës së gruas dhe ne e kemi si një obligim të rëndësishëm që të kemi sukses në këtë drejtim. Prandaj ne së bashku me FSHF-në do të bashkëpunojmë për të gjitha fushatat që mund të përdoret futbolli për të fuqizuar rolin e gruas nëpërmjet tij”, – tha Michele Ribotta.

Duka: “Fuqia e lojës së futbollit na bën të

Ambasadori i FSHF-së për përgjegjësinë sociale, Jonid Ferhati, u shpreh i lumtur që është përzgjedhur nga FSHF për të dhënë kontributin e tij për kauzat sociale. “Atëherë kur mendoja se të verbërit nuk mund të luanin futboll, FSHF e mbështeti futbollin për të verbërit që 20 vite më përpara e në vazhdim. E ka mbështetur edhe në kompeticionet ndërkombëtare. FSHF është modeli më i mirë për t’u ndjekur dhe ashtu siç shihet në këtë strategji, është modeli më i mirë përsa i përket gjithëpërfshirjes. Futbolli krijon ura komunikimi që do të thotë nuk ka humbje, pavarësisht rezultatit në fushë. Është privilegj për mua që u zgjodha Ambasador i FSHF-së për përgjegjësinë sociale dhe shpresoj që të bëj më të mirën për kauzat e përgjegjësisë sociale në përgjithësi”, – tha Jonid Ferhati.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje