27 Nëntor 2025, 11:30
Nga DOSJA

KOSOVE - Sot (e enjte) është në program për t’u zhvilluar ndeshja e dy klubeve shqiptare, Dritës dhe Shkëndijës në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Gjilanasit janë pritës të tetovarëve në ndeshjen e xhiros së katërt, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 21:00.
Ekipi Drita i Zekirija Ramadanit është në një formë të mirë në kampionat, por e ka nisur mirë edhe në Ligën e Konferencës, pasi ka dy barazime dhe një fitore nga tri ndeshjet e para.
Trajneri i skuadrës nga Gjilani, Zekirija Ramadani, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe duke theksuar se kjo do të jetë ndeshja më e vështirë e Dritës në arenën ndërkombëtare.
“Kemi presion. Luajmë para tifozëve tonë. Është ndeshja më e vështirë që e kemi pasur në arenën ndërkombëtare. Patjetër që besoj te ekipi, është mirë që i gjithë grupi është në dispozicion, përveç Mesas, që do të mungojë edhe një kohë të gjatë”. Gjithsesi te Drita deklarohen se ndaj Shkëndijës: “Jemi të motivuar dhe të gatshëm për fitore”.
Në formë të mirë është edhe ekipi i Shkëndijës së Jeton Beqirit, pasi kuqezinjtë kanë një barazim dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Konferencës, kështu që duan rezultat edhe nga ky udhëtim i vështirë.
Përtej aspektit sportiv, kjo ndeshje do të jetë interesante edhe për faktin se vjen një ditë para festës së flamurit, 28 Nëntorit, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë nga të gjitha trojet shqiptare, përveç dy qyteteve si Gjilani dhe Tetova.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Nëntor 2025, 11:15
ZVICER - Sot, e enjte, më 27 nëntor, në dy orare do të luhen ndeshjet e javës së 4-t të Konferencë League. Ja kal...
Sport
27 Nëntor 2025, 11:00
ITALI - Nga Pizarro te Lobotka, duke kaluar te Brozovic: çdo ekip i Luciano Spalletti është ndërtuar rreth një ...
Sport
27 Nëntor 2025, 10:46
ZVICER - Sot, e enjte, më 27 nëntor, në dy orare do të luhen ndeshjet e javës së 5-të të Europa League. Ja kalend...
Sport
27 Nëntor 2025, 10:30
Ish-trajneri i Danimarkës, Age Hareide (majtas), buzëqesh ndërsa u përgjigjet gazetarëve gjatë konferencës zyrtare për...
Sport
27 Nëntor 2025, 10:00
ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mori përsipër fajin për humbjen tronditëse 2-0 të ekipit të tij në Lig&...
Sport
27 Nëntor 2025, 09:30
GREQI - Xabi Alonso foli për mediat pas fitores së vështirë të Real Madridit kundër Olympiacos në raundin e pest&...
Sport
27 Nëntor 2025, 09:00
ANGLI - Mikel Arteta, pas fitores 3-1 të Arsenalit kundër Bayern Munich të mërkurën, u shpreh entuziast për suksesin e Top&...
Sport
27 Nëntor 2025, 08:30
TIRANE - Fluturimi nga Tirana drejt Stambollit i parashikuar të nisej këtë të mërkurë në orën 18:20, është a...
Sport
27 Nëntor 2025, 08:00
ZVICER - Një natë e çmendur ishtre e mërkura në Ligën e Kampionëve, ku në total u shënuan 42 gola. Rezultati m&...
Sport
27 Nëntor 2025, 07:30
FRANCE - Një nga ndeshjet më tërheqëse të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve u luajt mes Paris Saint-Germain dhe Tott...