18 Mars 2024, 16:04
Nga DOSJA
ITALI - Fiorentina lëshoi një deklaratë mëngjesin e kësaj të hëne, duke përditësuar gjendjen shqetësuese shëndetësore të drejtorit të saj të përgjithshëm, Joe Barone.
“Barone mbetet i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele, në Milano, në gjendje kritike klinike (…) funksionet e tij jetësore po mbështeten nga teknikat mekanike artificiale”, thuhet në deklaratë.
Barone ishte ndier keq të dielën, kur ndodhej me skuadrën e Fiorentinës në një hotel në Bergamo, ku në orën 17 do të përballeshin me Atalantën. Ai duhej të transportohej në spital dhe ndeshja u shty menjëherë. Megjithatë, u mësua se menaxheri, sipas ‘Gazzeta dello Sport’ , kishte pësuar një atak në zemër.
57-vjeçari mban postin e drejtorit të përgjithshëm te Fiorentina që nga viti 2019 dhe luan një rol të rëndësishëm në punën e përditshme të klubit, ku merret me të gjitha llojet e çështjeve, nga shkollat e stërvitjes deri tek ekipi i parë.
Fatkeqësisht, kjo situatë na kujton diçka të ngjashme që i ndodhi një tjetër anëtari, të lidhur me violën, kur kapiteni i atëhershëm i ekipit, Davide Astori, në moshën 31-vjeçare, ndërroi jetë për shkak të një problemi në zemër gjatë një takimi të skuadrës në vitin 2018.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Mars 2024, 15:54
Trajner Nuno Espírito Santo i Nottinghamit
ANGLI - Sipas “The Guardian”, Nottingham Forest mori një penalitet me një zbr...
Sport
18 Mars 2024, 15:38
ARGJENTINE - Takimi mes Estudiantes dhe Boca Juniors, në kuadër të xhiros së 11-të të fazës së parë të kampion...
Sport
18 Mars 2024, 15:22
TURQI - Incidentet e së dielës pas ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes (2-3), me pushtimin e fushës nga tifozët dhe sulmi...
Sport
18 Mars 2024, 15:02
URUGUAJI - Shoqata uruguajane e arbitrave të futbollit vendosi të pezullojë aktivitetin, pasi një prej anëtarëve të saj u sul...
Sport
18 Mars 2024, 14:53
SPANJE - Gerrard Pique foli për të ardhmen e Xavi Hernández si trajner i Barcelonës. Në një intervistë për &lsquo...
Sport
18 Mars 2024, 14:39
ANGLI - Manchester United dhe Liverpool u përballën të dielën, në klasiken më të madhe historike të futbollit angle...
Sport
18 Mars 2024, 14:28
SPANJE - Xabi Alonso do të jetë objekti kryesor i afatit kalimtar të kësaj vere. Trajneri bask po bën një sezon të ...
Sport
18 Mars 2024, 14:19
PORTUGALI - Federata Portugeze e Futbollit (FPF) prezantoi këtë të hënë fanelën e re të kombëtares për “Euro ...
Sport
18 Mars 2024, 11:48
Litmanen kaloi dy sezone në Barça (1999-2001)
SPANJE - Jari Litmanen (53) ka rishikuar karrierën e tij futbollistike në një...
Sport
18 Mars 2024, 11:34
SPANJE - Trajneri Eloy Doce ndau në llogarinë e tij në Twitter lojën ‘brutale’ në të cilën një loj...