Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Ndërsa zv. trajneri i Vllaznisë, Bashkim Livareka është dënuar me dy ndeshje pezullim pas kartonit të kuq që mori për protesta në ndeshjen me Egnatian.
TIRANE - Klubi i Flamurtarit denoncoi pak ditë më vëzhguesin e FSHF-së, Bujar Pregja, për ndeshjen e fundit me Korabin në shtëpi. Kjo gjë duket se ka bërë që klubi vlonjat ta pësojë nga disiplina.
Sipas vendimeve të fundit të dalë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, është vendosur që trajneri i kuqezinjve vlonjatë, Eqerem Memushaj të dënohet me 6 ndeshje pezullim, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Nuk kanë munguar as gjobat për Partizanin e Tiranën për sjelljen e gabuar të tifozëve në derbi, duke u dënuar me 100 mijë lekë, së bashku me Laçin. Ndërsa zv. trajneri i Vllaznisë, Bashkim Livareka është dënuar me dy ndeshje pezullim pas kartonit të kuq që mori për protesta në ndeshjen me Egnatian.
Njoftimi i plotë i Komisionit të Disiplinës!
FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/1, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Zyrtari i KF Vllaznia, Bashkim Livareka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të lojtarëve në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Zyrtari i KF Kukësi, Qemal Koci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i Flamurtari FC, Eqerem Memushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Kapiteni i klubit të futbollit Luton, Tom Lockyer, pësoi një atak në zemër gjatë ndeshjes kundër Bournemout...
FRANCE - Ka mjaftuar një lojë pingpong, pak orë para gjysmëfinales së Kupës së Futbollit të Azisë, të o...
ITALI - Në një “San Siro” plot e përplot në ndeshjen Inter – Atletico Madrid, do të jetë një tifoz VIP: rep...
TIRANE - Tirana ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit Erbim Fagu. Tekniku 36-vjeçar ka firmosur mëngjesin e së martës. Ish-mbrojtë...
ANGLI - Të tjera hije zgjaten mbi Red Bull. Përveç Formula 1, edhe Ford, partner komercial që nga 2026, ka kërkuar të sqarohet g...
KUKES - Partizani pranë kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kampionët në fuqi të Superio...
SPANJE - Imazhi i turpshëm i përjetuar në Divizionin e 3-të të Veteranëve Galicianë të dielën e kaluar. ...
SPANJE - Dean Huijsen ka lindur në Amsterdam (Holandë), është 18 vjeç (në prill mbush 19 vjeç) dhe është r...
SPANJE - Imazhi i Cristiano Ronaldos me familjen në ditëlindjen e tij të 39-të ka bërë xhiron e botës. Futbollisti i A...
SPANJE - Barcelona njoftoi mëngjesin e sotëm, përpara se të udhëtonte për në Itali, listën e lojtar&eum...