29 Nëntor 2023, 16:29
Nga DOSJA

TIRANE - Nesër, të enjten, skuadra kosovare e Ballkanit zbret në “Air Albania” (18:45) për t’u përballur me çekët e Viktoria Plzen, në një sfidën e vlefshme për grupet e Conference League.
Sot, trajneri Ilir Daja, sipas traditës ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka bërë apel që tifozeria shqiptare të mbushë shkallët e stadiumit.
Tekniku tiranas i Ballkanit të Suharekës deklaroi se skuadra është maksimalisht i motivuar dhe do të provojë të vazhdojë aventurën europiane edhe në fazën me eliminim direkt.
Si ndiheni para këtij takimi në “Air Albania”?
Rikthehemi në stadiumin emblemë të të gjithë shqiptarëve. Kemi kaluar shumë mirë ehe në stadiumin “Fadil Vokrri’, por për shkak të kushteve atmosferike vijmë të luajmë në këtë stadium. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze ndaj çekëve të Viktoria Plzen.
A është skuadra gati për sfidën e të enjtes?
Kemi mungesa, por jemi të motivuar maksimalisht, pasi e dimë rëndësinë e ndeshjes. Përballemi me kryesuesen e grupit, që ka fituar të gjithë takimet deri tani. Nëse nesër do të kemi edhe mbështetjen e publikut, do të jemi edhe më të motivuar. Sa i përket organikës, na mungon Hamidi i pezulluar dhe Tolaj, që është i dëmtuar, por rikthehet Berisha. Megjithatë mendoj se çdo futbollist, në një stadium të tillë, do të dijë të marrë ndeshjen me qetësi dhe të japë maksimumin. Kundërshtari ka tranzicion pozitiv shumë të mirë dhe nëse u lë hapësira, të ndëshkojnë.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Nëntor 2023, 15:35
ANGLI - Jade, vajza e Frank Leboeuf, ish-lojtarit legjendar të Chelsea, kampion bote me Francën, filmoi veten e zhveshur në vaskë, du...
Sport
29 Nëntor 2023, 15:17
GJERMANI - Tragjedi në futbollin gjerman! Sulmuesi i Regensburgut, Agyemang Diawusie, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeça...
Sport
29 Nëntor 2023, 15:00
ANGLI - Roman Abramovich ia shiti Chelsean rreth 1.5 vjet më parë miliarderit amerikan Todd Boley, me pjesën më të madhe t&eu...
Sport
29 Nëntor 2023, 12:54
ZVICER - Ndeshja mes Parisit dhe Newcastle për Champions League përfundoi në barazim 1-1. Parizienët shpëtuan pik...
Sport
29 Nëntor 2023, 12:30
ANGLI - Qindra tifozë të Wycombe që bënë udhëtimin gjashtë-orësh në Barnsley ishin dëshm...
Sport
29 Nëntor 2023, 12:15
ANGLI - Kanë kaluar 18 muaj nga “lamtumira” e Roman Abramovtis me Chelsean. Sanksionet e qeverisë britanike, kundër të g...
Sport
29 Nëntor 2023, 11:40
FRANCE - Penalltia e diskutueshme e Kylian Mbappe, që barazoi 1-1 ndeshjen e Paris Saint-Germain ndaj Newcastle ka ngjallur stuhi rea...
Sport
29 Nëntor 2023, 11:26
ANGLI - Fillimi i sezonit i Mohamed Salah ka qenë mbresëlënës: 12 gola në 18 ndeshje, 10 në 13, po të marrim para...
Sport
29 Nëntor 2023, 11:18
TIRANE - Ballkani ka zbarkuar në Tiranë dhe ka gjetur strehë pikërisht në Arbanë, ku ndodhet dhe qendra stërvitore e Dinamos....
Sport
29 Nëntor 2023, 11:00
BRAZIL - Shumica e mediave e morën të mirëqenë marrëveshjen e federatës braziliane të futbollit me Carlo Ancelottin,&n...