12 Korrik 2024, 02:14
Nga DOSJA
ISLANDE - Vllaznia ishte shumë pranë një fitoreje me përmbysje në raundit e parë kualifikues të Conference League. Teksa dukej se po fitonin 2-1 përballë Valurit të Islandës, shkodranët ndëshkohen në minutën e nëntë shtesë, duke barazuar 2-2 dhe shkaktuar keqardhje e madhë në radhët e kuqebluve për atë gol të pësuar “in extremis”.
Vllaznia, edhe pse pësoi gol që në minutën e 12-të (realizoi Tryggvasoon), ia doli të përmbyste shifrat falë golave të Krymit dhe Dodajt.
Mesfushori kuqeblu barazoi shifrat në minutën e 23-të, ndërsa sulmuesi 18-vjeçar e dërgoi topin në rrjetë në të 85-tën, pak minuta pasi Deliu kishte marrë kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Vllazninë në inferioritet numerik.
Në kohën shtesë ekipi shkodran u përpoq me të gjitha mënyrat për të mbrojtur fitoren, por në sekondat e fundit u ndëshkua nga Heimisson (90’+9).
Gjithsesi, në ndeshjen e kthimit pas një jave në “Loro Boriçi”, Vllaznia, e cila do ët ketë edhe mbështetjen e tifozëve të saj, i ka të gjitha mundësitë për ta mposhtur këtë kundërshtar dhe kaluar në turin e dytë…
B.T (Dosja.al)
Sport
11 Korrik 2024, 22:17
TIRANE - Partizani vetëm barazim 1-1 në ndeshjen e parë përballë maltezëve të Marsaxlokk në raundin e parë kualifik...
Sport
11 Korrik 2024, 21:27
GJEORGJI - Në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, Tirana u përball me gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit...
Sport
11 Korrik 2024, 18:31
ANGLI - Joshua Zirkzee është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me Manchester United. Garancia jepet nga anglezja...
Sport
11 Korrik 2024, 18:16
ANGLI - Manchester United njoftoi ardhjen e Ruud van Nistelrooy dhe René Hake, të cilët do t'i bashkohen ekipit teknik të Erik ten Ha...
Sport
11 Korrik 2024, 18:06
ITALI - Një nga ‘bombat’ e merkatos së verës mund të shpërthejë. Sipas Corriere Dello Sport, Nasser Al-Khelaifi, presi...
Sport
11 Korrik 2024, 17:44
SPANJE - Barcelona ndërmori një hap të rëndësishëm për të materializuar interesin për Nico Williams, 21-vjeç...
Sport
11 Korrik 2024, 17:37
SHBA - Trajneri Gregg Berhalter u largua nga komanda teknike e kombëtares së SHBA-së, pas eliminimit të tyre në fazën e parë ...
Sport
11 Korrik 2024, 17:16
SHBA - Federata e Shteteve të Bashkuara ka kontaktuar me Jurgen Klopp me ofertën për të udhëhequr ekipin kombëtar të vendit, ...
Sport
11 Korrik 2024, 16:39
SHBA - Argjentina dhe Kolumbia do të përballen me njëra-tjetrën në orët e para të së hënës në stadiumin H...
Sport
11 Korrik 2024, 16:11
GJERMANI - Euro 2024 po i afrohet fundit, Spanja ka kaluar në finale dhe në mënyrë të shkëlqyer. Ajo u bë skuadra e...