Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në mesin e sheshit “Skënderbej” është prezantuar edhe kupa që ka bërë që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka të zbusin tonet e të shtrëngojnë duart.
TIRANË- Finalja e Conference League e cila do të zhvillohet nesër në Tiranë, por kryqyteti zien një ditë para. Klubi i Romës e nisi ditën e sotme me një postim nga eksodi i shqiptarëve që u dyndën drejt Italisë në vitin 1991.
“Andiamo a Tirana (Shkojmë në Tiranë),”- shkruhet në postimin që e ka rishpërndarë kryeministri Edi Rama.
Në mesin e sheshit “Skënderbej” është prezantuar edhe kupa që ka bërë që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka të zbusin tonet e të shtrëngojnë duart.
Kupa do të qendrojë për disa orë për të gjithë dashamirësit e futbollit që duan të bëjnë një fotografi. Tirana është zbukuruar me banderola shumëngjyrëshe për finalen europiane të Conference League te ekipit të Romës dhe Feyenoord, ndërsa pritet që tifozët e tyre të jenë të shumtë.
Sot në orën 16:20 në aeroport do mbërrijë ekipi i Romës që do niset direkt drejt stadiumit për një inespektim të fushës. Në orën 14:00 në Tiranë vjen Feyenoord dhe në orën 19:30 është parashikuar seanca e vetme stërvitore e ekipit holandez.
Amfiteatri Veror i Liqenit dhe pedonalja “Murat Toptani” do të kthehen në Fan Zone për tifozët e Romës dhe Feyenoord.
Policia e Shtetit ka publikuar hartën ku duket zona pa trafik e dedikuar për këmbësorët e tifozët si dhe vendi ku do të kalojnë automjetet. Në hartë duket se ka edhe një rrugë të dedikuar për emergjenca si dhe për të hyrë në stadiumin “Air Albania” për tifozët që kanë bileta.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër planin e masave të përgatitur për situatën shëndetësore, në rast se do të nevojitet ndihma e ekipeve mjekësore. Në një takim me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, Manastirliu tha se janë në gatishmëri të përforcuar me autoambulanca, spitale si dhe ekipe mjekësore. Ajo shtoi se edhe tre spitalet universitare në Tiranë do të jenë në gatishmëri me shtretër të dedikuar për rastet emergjente.
CEO i TIA-s Costandin von Albensleben ka folur për trafikun e vizitorëve me rastin e finales së Conference League. Ai ka deklaruar se sot TIA do të ketë 142 fluturime, 18 prej të cilëve do të sjellin tifozë, ndërsa nesër do të vijnë 176 avionë, 36 prej të cilëve me tifozë.
Ndërkaq Drejtori aviacioni civil Maksim Et’hemaj tha se tha se aeroportit të Tiranës i kërkohet të ofrojë 2 herë e gjysmë kapacitet ndryshe nga kushtet normale.
Drejtori i policisë, Neritan Nallbati deklaroi se në Durrës priten rreth 500 tifozë italianë sot dhe nesër. Deri më tani kanë mbërritur 100. Autoriteti Portual Durrës ka shpërndarë për tifozët katalogë komunikimi në 4 gjuhë. Tifozët janë pritur të organizuar dhe shoqëruar me autobusët e porositur nga agjencitë, por nuk janë prononcuar për mediat.
(f.m/dosja.al)
TIRANË-Tirana do të presë finalen e parë të Conference League, atë mes Romës dhe Feyenoord, që do të luhet në...
TIRANE - Roma dhe Feyenoord, dy ekipet finaliste të Conference League, kanë menduar t’u tregojnë tifozëve të tyre, pamje nga dh...
TIRANË- Tirana është kthyer në kryeqytetin e futbollit europian. Finalja e Conference League mes Feyenoord dhe Romës është ...
TIRANE - Tifozë të shumtë të Feyenoord kanë mbërritur në Tiranë, në mbështetje të skuadrës së t...
Armand Duka dhe Erion Veliaj TIRANË- Kupa e Conference League është prezantuar sot në Tiranë. Simboli për të cilin do t...
DURRËS- Rreth 100 tifozë të Romës kanë mbërritur ditën e sotme në Portin e Durrësit nga Italia për finalen e...
Autobusi TIRANE - Ndryshe nga ekipi i Romes Feynoord-i nuk ka preferuar të sjellë autobusin e tij për finalen e ditës së nesë...
Tifozët në rrugën "Mustafa Matohiti" TIRANË- Tifozët e Feynoord kanë nisur festimet ndërkohë që për p&eum...
SHBA - Vendimi i Kylian Mbappe për të rinovuar me PSG-në dhe për të refuzuar Real Madridin vazhdon të gjenerojë s...
FRANCE - Në vendimin e Kylian Mbappesë për rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germain dhe refuzimi ndaj Real Madridit, mund t&eu...