Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Conference League, Policia e Shtetit publikon hartën: Ku mund të qarkulloni me makina më 25 maj
Harta (në shqip e anglisht) tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete
24 Maj 2022, 12:27Nga DOSJA
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar hartën e plotë me rrugët që lejohet të kalohet me makina më datë 35 maj, ditën që do të luhet ndeshja për Conference League. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se harta (në shqip e anglisht) tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete, në këtë datë.
Njoftimi zyrtar
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Romës dhe Feyenoordit, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më datë 25 maj.
Harta (në shqip e anglisht) tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete, në këtë datë.
Policia e Shtetit vlerëson shumë mirëkuptimin e qytetarëve dhe u kërkon drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në zonat përreth ku zhvillohet aktiviteti sportiv, si një ndihmë e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.
Më 25 maj luhet ndeshja mes Feynoord dhe Romës në Tiranë. Një ditë më parë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në Tiranë pasi kryëqyteti do të jetë i tifozëve. Institucionet do të jenë të gjitha të mbyllura.